Familja Imeri: Duart me gjak e me hajni e gojën plot amerikanizëm nuk bën o opozitarët e mjerë

Aktuale

Familja Imeri: Duart me gjak e me hajni e gojën plot amerikanizëm nuk bën o opozitarët e mjerë

Nga: M.L Më: 20 janar 2022 Në ora: 08:34
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, ka reaguar lidhur me krizën energjetike që ka përfshirë vendin.

Në një postim në Facebook, në faqen “Haki Imer”, kjo familje shkruan se çështja e enerigjise dhe çështje tjera nuk zgjidhen lehtë dhe nuk ndreçen për një vit sepse ish qeveritë e bandave parapolitike kishin plaçkitur, rrënuar çdo gjë në këtë vend.

Kur flitet për energjinë e shkatërruar dhe plaçkitur nga ish mafia politike duhet patur kujdes, sidomos disa hajdut që ishin vet pjesë e këtyre hajnive ...

-çështja e enerigjise dhe çështje tjera nuk zgjidhen lehtë dhe nuk ndreçen për një vit sepse ish qeveritë e bandave parapolitike kishin plaçkitur, rrënuar çdo gjë në këtë vend për më shumë se dy dekada!”, vlerëson familja Imeri,

Sipas tyre, qeverisë Kurti i duhet kohë te rregulloj sitemin e enegjetikës, sistemin e drejtësisë të ekonomisë reformave në tërësi dhe çka është më krysorja Sh-kapjen e shtetit nga ish bandat, të cilat akoma gjenden në pozita të rendesishme në institucionet shteteërore etj.

“Qeverisë Kurti i duhet kohë ta rikthej në binarë shtetin dhe shoqërinë të cilën e ka sakatuar dhe gjymtuar virusi i korrupsionit të cilin e kanë mbjellur bandat që shiten pacifistë, institucionalistë dhe patriotq e çlirimtarë', doreën në zemër ishin vetëm hajna që sot kanë akumuluar miliona në emër te veprimtarive 'patriotike' . Kosovën e ka çliruar SHBA dhe ajo është duke e bërë shtetin tonë”.

Kjo familje thekson se Kryministri Kurti i ka duart e pastra dhe kjo i stimulon amerikanët që të na mbeshtesin me tutje ne rrugën tonë të shtetndërtimit.

“Duart me gjak e me hajni e gojën plot amerikanizëm nuk bën o opozitaret mjerë. Këto kopalla nuk shiten më.

- tash kuptone që jemi në EPOKEN e re dhe patriotizmit të rremë i ka dalë boja ...”, përfundo reagimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat