Ministri Sveçla këshillon qytetarët që të mos u japin të holla lypsarëve

Aktuale

Ministri Sveçla këshillon qytetarët që të mos u japin të holla lypsarëve

Më: 20 janar 2022 Në ora: 12:44
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se problematika e lëmoshkërkuesve është shqetësuese dhe kërkon trajtim institucional.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë një mori aktivitetesh, duke përfshirë plane operative, projekte dhe programe të ndryshme për largimin e lypsarëve nga rruga, si dhe ka organizuar fushata të ndryshme në dekurajimin e personave që të mos u japin të holla njerëzve të tillë”, tha ministri në foltoren e kuvendit.

“Megjithatë kjo dukuri po vazhdon, dhe vetëm gjatë vitit 2021 policia ka evidentuar 388 persona, prej të cilëve 245 fëmijë”.

Tutje Sveçla tha se janë intervistuar 107 lëmoshkërkues, prej të cilëve 60 fëmijë dhe 47 të rritur, por se nuk është identifikuar vepra penale “Trafikim me njerëz”.

Ministri po ashtu tha së është bërë shpërndarjen e fletushkave  informuese në pikat kufitare, dhe stacionet tjera policore, në mënyrë që të informohen rreth kësaj dukurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat