Ministri grek kërkon që Kosova të lidhet në gazpërçuesin “TAP”, si iu përgjigj Gërvalla

Aktuale

Ministri grek kërkon që Kosova të lidhet në gazpërçuesin “TAP”, si iu përgjigj Gërvalla

Më: 20 janar 2022 Në ora: 16:49
Donika Gërvalla dhe Nikos Dendias

Një prej temave të diskutuara sot në Athinë në mes të ministres Gërvalla dhe ministrit Dendias, ka qenë fusha e energjisë. Dendias ka thënë se është dëshirë e Qeverisë së Greqisë që Ballkani Perëndimor të jetë i lidhur përmes gazsjellësit Trans-Adriatik.

Ai ka thënë se dëshira e Greqisë është që Ballkani Perëndimor të jetë i lidhur përmes interkonektorëve të gazit të TAP-it ( Gazsjellësi Trans-Adriatik).

“Kryeministri Mitsotakis ka bërë të ditur se de-linjtifikimi [heqja dorë nga qymyri]është një prioritet imediat për qeverinë dhe synimi ynë pritet që të kompletohet në vitin 2028”, ka thënë Dendias.

“Në këtë kontekst, ne do të ishim të lumtur që të diskutojmë ekspertizën tonë në dhënien e ndihmës për të investuar në burimet e energjisë së ripërtritshme”, ka shtuar Dendias.

Lidhur me këtë çështje përmes një komunikatë të lëshuar nga zyra për Media e Ministrisë së Punëve të Jashtme, është treguar përgjigja e kryediplomates Gërvalla ndaj kësaj kërkese të Greqisë.

Gërvalla ka thënë se Kosova është në kontakt me miqtë për opsionet e tranzicionit energjetik, dhe thotë se Prishtina zyrtare do të vazhdojë të jetë në kontakt të ngushtë me Greqinë dhe do ta njoftojë këtë të fundit për vendimet e Kosovës në këtë fushë.

“E ardhmja jonë energjetike ngërthen në vete energjinë tradicionale dhe të ripërtrishme. Ne jemi në kontakt me miqtë tanë për opsionet për tranzicionin sfidues në këtë fushë. Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt të ngushtë me Greqinë për detajet dhe për vendimet tona në këtë drejtim”, ka thënë krediplomatja Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat