Ministrja e Gjermanisë për Evropën thotë se në iniciativa si “Ballkani i Hapur” duhet të përfshihet edhe Kosova

Aktuale

Ministrja e Gjermanisë për Evropën thotë se në iniciativa si “Ballkani i Hapur” duhet të përfshihet edhe Kosova

Më: 22 janar 2022 Në ora: 08:24
Anna Lührmann

Anna Lührmann, ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, ka shpjeguar në një intervistë prioritet e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, Lührmann ka thënë se ato duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova.

Thotë se kjo është thelbësore për ta.

“Ju duhet të keni hasur në konceptin eBallkanit të Hapur gjatë udhëtimit tuaj. Si e komentoni ju atë?”, ishte pyetja që iu drejtua ministres gjermane.

“Para së gjithash, e kuptoj se ekziston një dëshirë e madhe për të bashkëpunuar në rajon. Në të njëjtën kohë, iniciativat që duan të forcojnë bashkëpunimin rajonal duhet të jenë vërtet gjithëpërfshirëse, që do të thotë se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova. Dhe kjo është thelbësore për ne. Dhe instrumentet e procesit të Berlinit janë shumë të përshtatshme për këtë. Në Sofje ishte arritur një marrëveshje për një treg të përbashkët rajonal. Dhe kjo marrëveshje tani më në fund duhet të zbatohet”, tha ajo për DW.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat