Drejtori i Infektives tregon se sa ditë zgjatë trajtimi i pacientëve me variantin Omicron

Aktuale

Drejtori i Infektives tregon se sa ditë zgjatë trajtimi i pacientëve me variantin Omicron

Më: 24 janar 2022 Në ora: 19:07
Ilustrim

Ditët e para të muajit janar në Kosovë shënuan rritje të rasteve të reja me COVID-19, në krahasim me tre mujorin e fundit të vitit 2021.

Megjithatë, masat për luftimin e përhapjes së pandemisë kanë ndryshuar disa herë në vend, teksa së fundmi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i shtrëngojë më shumë ato.

Masat e reja antiCovid, sipas infekologut Arben Vishaj, kanë ndikim të jashtëzakonshëm në uljen e rasteve.

“Ne jemi të bindur se këto masa do të ndikojnë dhe kanë ndikimin e vetë të jashtëzakonshëm në uljen e numrit të infektimeve në komunitet”, tha Vishaj.

Infektologu Vishaj njoftoi se aktualisht 4 pacientë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë shëndetësore nga COVID-19.

“Në Klinikën Infektive i kemi gjithsej 53 pacientë të hospitalizuar nga këta pacientë 4 janë në mjekim intensiv të cilët janë në gjendje të përgjithshme shumë të rëndë dhe kritike, kemi gjithsej 40 pacientë të cilët janë me oksigjeno-terapi”, potencoi Vishaj.

Drejtori i Infektives tregon se sa ditë zgjatë trajtimi i pacientëve me variantin Omicron

Simptomat e variantit Omicron, sipas drejtorit të Klinikës Infektive dhe infektologut Arben Vishaj kalojnë brenda një jave.

Sipas tij,  70 deri 80% te pacienteve që janë testuar deri tani kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri Omicron.

 “Në bazë të raporteve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është duke dominuar infeksioni me variantin Omicron sigurisht mbi 70 apo 80% të pacientëve të cilët kanë rezultuar pozitiv në bazë të testimeve që i ka bërë IKSHPK-ja ka rezultuar pozitiv në Omicron dhe rrjedhimisht ne mendojmë se pjesa dërmuese e pacientëve të cilët janë duke u trajtuar janë të infektuar më variantin Omicron. Kohëzgjatja e variantin Omicron është varësisht nga stadi i sëmundjes, nga sëmundjet bashkëshoqëruese që i ka kemi pacientë të cilët infektohen me variantin Omicron në periudhën 5 deri 7 ditë ata rikuperohen dhe kalojnë sëmundjen, por kemi pas forma që dy javë kanë pasur prani të testin PCR pozitiv e kanë manifestuar në formë klinike shumë të rëndë ”, u shpreh Vishaj.

Infektologu Vishaj tha se nuk mund ta di askush se kur vjen fundi i këtij virusi.

Sipas Vishajt, me variantet e reja të COVID-it do të jetojmë ashtu si me viruset e tjera.

“Askush nga profesionistet shëndetësor nuk mundet të jep një besueshmëri të plotë se a do të jetë ky variant i fundit askush nuk ka një informatë të tillë se çfarë do të ndodhë më natyrën e këtij virusi të ri i cili është duke u sjellë në mënyrë jo të zakonshme në raport me infeksionet që i kemi pasur më parë. Ne jemi të bindur se duke u vaksinuar popullata do të vijë një momentum ku prania e këtij infeksioni do të jetë, por nuk do të jetë masa e tillë që të paralizohet jeta e tillë që të marrim masa shtrënguese, ky do të jetë sikurse viruset e tjerë do të futet në ekosistemin e viruseve pa dyshim dhe me një të ardhme të cilët nuk mund ta propozojmë se sa është e afërt ose e largët do të jetë i tillë që ne do të jetojmë me të në bashkekzistencë me këtë virus”, tha Vishaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat