Shpend Ahmeti-Dimal Bashës: Të vërbërit shohin më shumë se sa ju

Aktuale

Shpend Ahmeti-Dimal Bashës: Të vërbërit shohin më shumë se sa ju

Nga: H.O. Më: 24 janar 2022 Në ora: 19:44
Dimal Basha

Ish kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar deputetin e LVV-së, Dimal Bashën pas deklaratës së tij në Kuvend.

Basha i ishte drejtuar deputetëve të opozitës me fjalët ‘me lyp ide kreative prej juve është si me lyp prej qorrit sy’.

Ahmeti shkruan duke ju drejtuar Bashës, ‘të verbërit z. Deputet kanë sy.  Për më shumë, shpesh shohin më shumë se ata që nuk e kanë shikimin e dëmtum. Rasti konkret jeni ju’.

Postimi i plotë:

Një deputet i qeverisë i tha deputetëve të opozitës - me lyp ide kreative prej juve është si me lyp prej qorrit sy!

Kadale bre!  A mendoni çka po folni a gjithçka është tentim për naj mesele e hajgare me dal pak ma të mençëm e më cool!

Të verbërit z. Deputet kanë sy.  Për më shumë, shpesh shohin më shumë se ata që nuk e kanë shikimin e dëmtum.  

Rasti konkret jeni ju.  Ju spo shihni para hundës!  E as shqisat tjera spo i keni në rregull sepse kjo replikë definitivisht ke pa shije!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat