Deputeti i LDK-së fajëson Vetëvendosjen, tregon se çfarë kanë harruar

Aktuale

Deputeti i LDK-së fajëson Vetëvendosjen, tregon se çfarë kanë harruar

Nga: P.R Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:19
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë përsëri për një seancë tjetër votimin e rezolutës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me shtrenjtimin energjisë elektrike.

Kjo erdhi pasi kishte mungesë të kuorumit për votimin e kësaj rezolute.

“Vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim, pra nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të marrë një vendim. Kjo pikë shtyhet për një seancë të radhës”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

E deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, përmes një postimi në facebook ka fajësuar deputetët e Vetëvendosjes për mos votimin e rezolutës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Deputetët e pushtetit NUK e votuan rezolutën që të MOS rriten çmimet e energjisë elektrike! Kanë harruar që kanë kërkuar votë për t’i mbrojtur qytetarët, e jo për t’ua vështirësuar e pamundësuar jetën me çmime të larta të energjisë, bukës, miellit, vajit, naftës, etj”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, përcjellë “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat