Avokati Gashi: Albini nuk mundet shpejt me përmirësu atë që ata e kanë shkatërru për 20 vite

Aktuale

Avokati Gashi: Albini nuk mundet shpejt me përmirësu atë që ata e kanë shkatërru për 20 vite

Nga: A.ZH Më: 26 janar 2022 Në ora: 20:25
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka reaguar për protestën e sotme të një grupi qytetarësh, kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Gashi ka thënë se është e drejtë e qytetarëve që të protestojnë, mirëpo sipas tij, janë pak persona që nuk e kanë kuptuar që kryeministri Albin Kurti, nuk mund të përmirësojë atë që u shkatërrua për 20 vite.

Ai ka thënë se përkundër që janë investuar mbi një miliard euro në KEK, gjendja është sikur në ditën e parë të pas luftës, përcjell Bota sot.

"Sigurisht që kanë të drejtë me protestu!

Po pak, shumë pak janë ata që se kuptojnë që Albini nuk mundet shpejt e shpejt me përmirësu atë që ata, pe dini cilët, për 20 vjet e kanë shkatërru.

Janë investu mbi 1.000.000.000 Euro/ Një miliard euro/ në KEK e gjendja është njëjtë si ditën e parë pas luftës më 12 qershor 1999!", ka shkruar avokati Gashi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat