Bislimi tregon çfarë marrëveshje po negociohet me Serbinë në Bruksel

Aktuale

Bislimi tregon çfarë marrëveshje po negociohet me Serbinë në Bruksel

Më: 28 janar 2022 Në ora: 00:06
Besnik Bislimi

Kosova dhe Serbia po bisedojnë në Bruksel marrëveshjen, sipas të cilës, zotohen të mos e sulmojnë njëra-tjetrën.

Kështu ka bërë të ditur numri dy i Qeverisë Kurti, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri i parë tha se kjo marrëveshje po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, fillimisht Serbia kishte refuzuar të flasë për këtë temë, por BE-ja do ta quaj “marrëveshje mirëbesimi” mes palëve.

Bislimi tha se një takim mes krerëve të shteteve pritet të ndodhë para zgjedhjeve të Serbisë, që mbahen fillim të prillit.

Ai ka thënë se raportet e Kosovës me ShBA-në kurrë nuk kanë qenë më mirë se nën këtë qeveri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat