Blerim Latifi: Çfarë lajmi tragjik nga Shqipnia!

Aktuale

Blerim Latifi: Çfarë lajmi tragjik nga Shqipnia!

Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:01
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi ka reaguar pasi një grua e moshuar u gjet e vdekur pasi kishte ngrirë nga të ftohtit në një shtëpi të rrënuar në Shqipëri.

Ai ka thënë se kjo histori do të harrohet shpejtë për shkak të zhvillimeve politike.

Postimi i plotë:

Çfarë lajmi tragjik nga Shqipnia!

Një grua e moshuar, e braktisur nga të gjithë, paska vdekur nga të ftohtit në shtëpinë e saj të rrënuar. Tre fëmijë i paska rritur, por ata paskan ikur në Perëndim, duke e lënë të shkretë dhe pa mbështetje në vetminë e saj mizore. Duke mos pasur lekë të paguaj faturat e energjisë, poreznikët e pashpirtë të shtetit ia paskan ndalë energjinë. Duke jetuar midis një shoqërie të shurdhër, që qysh moti ka lënë prapa edhe ndjenjat më themelore të solidaritetit njerëzor, pra duke mos pasur ku të kërkojë ndihmë, ajo i qenka dorëzuar fatit të saj tragjik, fat të cilin ia sollën dy acare : acari i dimrit natyror dhe acari në zemrat e njerëzve rreth saj.

Sot dhe nesër storia për vdekjen e saj mizore do të qarkullojë nëpër media, pastaj shpejtë gjithçka do të harrohet në zhurmën e përditshme shurdhuese që bën Shqipëria virtuale në facebook-un e Edi Ramës dhe në zhurmën e çakejve të politikës shqiptare, të cilët e kalojnë gjithë motin duke ëndërruar që një ditë të kenë fatin e tij politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat