​Humolli gjatë dëshmisë së tij në Hagë tregon si e njohu Salih Mustafën

Aktuale

​Humolli gjatë dëshmisë së tij në Hagë tregon si e njohu Salih Mustafën

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 06:24
Salih Mustafa

(E plotësuar 14:33) -  Ish anëtari i shtabit të zonës operative të Llapit, Fatmir Humolli po dëshmon pranë Dhomave të Specializuara në Hagë në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Humolli tha se Salih Mustafa ishte komandant i guerilës BIA e cila ka funksionuar në zonën urbane në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq. Ndërsa atë e kishte takuar për herë të parë në vitin 1996 në Tiranë, pas lirimit të Mustafës nga burgu.

Prokurori, Cezary Mihailzcuk krahas pyetjeve për pozitën që kishte pasur Humolli në zonën operative të Llapit, u interesua të di edhe për mënyrën se si e njihte ai Salih Mustafën.

Humolli tha se për Salih Mustafën kishte dëgjuar në vitet e 90-ta, por me të ishte takuar në Tiranë në vitin 1996, pas lirimit të Mustafës nga burgu i cili ishte dënuar si pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim të Kosovës.

Prokurori: A e njihni Salih Mustafën?

Humolli: Kam dëgjuar nga viti 90 për të, kurse e njoh direkt pas vitit 1996

Prokurori: Si u takuat në 1996?

Humolli: Ishte liruar nga burgu që ka qenë i dënuar nga gjykata serbe dhe jemi takuar në Tiranë me Salih Mustafën

Prokurori: A mund të tregoni Prokurorëve dhe Gjykatës diçka më shumë për takimin me Salih Mustafën për ccka ishte ky takim?

Humolli: Salih Mustafa ka qenë i dënuar si pjesëtar i Lëvizjes Kombëtar për Çlirimin e Kosovës dhe pas dalje nga burgu së bashku me Bahri Fazliun e kemi diskutuar gatishmërinë e Salih Mustafës për të vazhduar luftën kundër pushtuesit serb.

Prokurori: Kur e takuat ju Salih Mustafën në 1996 ishte ai ndërkohë anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, pra ishte ndërkohë ai anëtar?

Humolli: Së pari është pyetur gatishmëri e tij për të vazhduar luftën në momentin kur ka pranuar ta vazhdoj luftën ka vazhduar të jetë anëtar i Lëvizjes Kombëtar për Çlirimin e Kosovës

Prokurori: Cila ishte pozita e Salih Mustafës në Lëvizjen Kombëtar për Çlirimin e Kosovës?

Humolli: Në një periudhë ka qenë vetëm anëtar i Lëvizjes Kombëtar për Çlirimin e Kosovës...Struktura e organizuar e Lëvizjes Kombëtar për Çlirimin e Kosovës ka qenë me Këshilla popullore këto këshilla kanë ndërtuar me anëtar të cilët kanë bërë treshet organizative dhe Sali Mustafa ka marr përsipër me i zgjeruar radhët e Lëvizjes Kombëtar për Çlirimin e Kosovës në Prishtinë dhe kudo që njeh në Kosovë.

Prokurori tutje pyeti dëshmitarin, Fatmir Humolli se i akuzuarit Salih Mustafa a ishte anëtar i UÇK-së.

Me këtë rast Humolli tha se pas bashkimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim të Kosovës me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa ka qenë komandant i gueriles BIA e cila ka funksionuar në kuadër të zonës urbane në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq.

Humolli: Pozita e Salih Mustafën në UÇK ka qenë komandat i gueriles BIA

“Në këtë periudhë Lëvizja Kombëtar për Çlirimin e Kosovës ka ndërtuar njësitet e UÇK-së pavarësisht prej UÇK-së dhe njësitet e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës pas vrasjes së Zahir Pajazitit është marr vendim që të gjitha njësitet do të quhen njësite të UÇK-së ...Pas bashkimit me UÇK-në Salih Mustafa është anëtar i UÇK-së pasi ka qenë pjesë e njësiteve të armatosura të Lëvizjes kombëtar për Çlirimin e Kosovës për ndërtimin e njësive të armatosura të LKÇK-së kam qenë vetë përgjegjës me një vendim të Këshillit të Përgjithshëm të LKÇK-së... Pozita e Salih Mustafën në UÇK ka qenë komandat i gueriles BIA e cila ka funksionuar në zonën urbane në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq”, tha ai.

Prokurori u interesua të di për ndërhyrjen e pjesëtarëve të zonës operative të Llapit në Prishtinë në fund të marsit, më pas dëshmitari Humolli tha se kanë hyrë në Prishtinë pasi kanë vlerësuar se ka rrezik për ndonjë masakër kundër popullatës civile në Prishtinë nga forcat serbe.

Humolli: Kemi vlerësuar se ka rrezik për masakër kundër popullatës civile prandaj kemi shkuar në Prishtinë

“Ka qenë pas informacioneve që na ka sjell guerilja e Prishtinës që policia serbe ka shpërndarë trakte për me e orientuar popullatën që të ik drejtë Maqedonisë dhe shtabi i zonës operative të Llapit kur i ka parë këto ka vlerësuar se ka rrezik që të bëhet ndonjë masakër kundër popullatës civile në Prishtinë dhe ka marr vendim që njësitet me armë të lehta ata që e njohin Prishtinën të futen në Prishtinë për të mos krijuar mundësi që policia serbe me vepruar lirshëm dhe pas kësaj kushdo prej ushtarëve që e kanë njohur Prishtinën ka hyrë në Prishtinë në mesin e tyre jam edhe unë së bashku me Salih Mustafën[...]Salih Mustafa i ka njohur ushtarët e gueriles që nuk ka qenë detyrë e jona që t’i njohim dhe kemi hyrë së bashku me Ejup Maqedoncin që ka qenë epror në një njësitë në Sharban me disa ushtarë të tij[...]Kemi qëndruar afërsisht dy ditë kemi hyrë afër fundit të datës 30 kemi qëndruar tërë ditën jemi larguar herët më 1 prill prej qytetit jemi larguar për pa u zbardhur”, tha ai.

Më pas prokurori ka vazhduar t’i tregoj një hartë të Prishtinë dëshmitarit Humolli për të cilën u interesua të di a mund të na shënoni Prishtinës për rrugën që kanë ndjekur nga Prishtina deri në Llapashticë ku ishin kthyer më 1 prill nga Prishtina.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor të vitit 2020 dhe versioni i fundit u bë publik më 28 shtator 2020.

Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

***

Pranë Dhomave të Specializuara deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli sot do të jap dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Humolli është dëshmitar nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar. Por para se të ishte në sallë dëshmitari Humolli, pati kundërshtime nga mbrojtja dhe ZPS-ja për këtë dëshmitar, pasi që deputeti i LVV-së ishte në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes dhe tani edhe të Prokurorisë.

Seanca nisi me pakënaqësi nga avokati mbrojtës i Mustafës, Julius Von Bone i cili konsideroi se nuk pajtohet që Humolli të dëshmitar edhe nga mbrojtja por edhe nga ZPS-ja.

Ai tha se Prokuroria ua ka marr dëshmitarin.

Bone: Nuk është mirë që Prokuroria të na i marr dëshmitarin tonë mbrojtës

“Dëshmitari i cili është dëshmitar i Prokurorisë në prill të vitit që shkoi është paraqitur nga ekipi mbrojtës si dëshmitar mbrojtës dhe pikë së pari nuk na pëlqen sjellja e prokurorisë në kuptimin që ia ka marr dëshmitarin mbrojtjes nuk na pëlqen as kjo lloj sjellje nuk është sjellje e mirë dhe nuk kemi dhënë pëlqim për këtë, prandaj do të donim shumë të dinim duke qenë se po afrojnë afatet cila do të jetë pasoja e kësaj për çdo angazhim në të ardhmen sepse ne parashikojmë se ekziston mundësia që kjo mund të ndodh sërish dhe do doni të dinim me çfarë këndvështrimi mban trupi gjykues për këtë çështje. Mbrojtja e ka intervistuar zotërinë Humolli nga fillimi apo fundi i marsit në viti 2021.Nuk është mirë nga ana e prokurorisë të na e marr dëshmitarin mbrojtjes dhe ta fus në listën e dëshmitarëve të prokurorisë, Humolli mbetet si dëshmitar në listën tonë të mbrojtjes”, theksoi ai.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia u shpreh se gjykata është e njoftuar se Fatmir Humolli është dëshmitarë edhe i Prokurorisë por edhe i mbrojtjes.

Veldt-Foglia: Jemi në dijeni për dëshmitarin se është dëshmitar i mbrojtjes dhe tani i Prokurorisë

“Ne jemi në dijeni që ky ishte dëshmitar i mbrojtjes dhe vazhdon të jetë dëshmitar i mbrojtjes, nuk do të doja të thosha më shumë për këtë do e shtyja këtë diskutim”, tha ajo.

Prokurori, Cezary Mihailzcuklidhur me këtë tha se edhe Prokurorisë por edhe palës mbrojtëse do t’i jepet mundësia të nxjerrin dëshmitë që kanë lidhje me prova.

Mihailzcuk: Pyetje mund të bëjnë edhe mbrojtja

“Të dyja palëve do t’iu jepet mundësia që të nxjerrin dëshmi që kanë lidhje me provat që ata dëshirojnë të paraqesin ne sa i takon aspekteve procedurale se si ta trajtojmë këtë dëshmitar mund të propozonim një zgjidhje që ndoshta do të mund ta marrin në konsideratë. Sot zotëri, Fatmir Humolli paraqitet si dëshmitar i ZPS-së, ne mund t’i bëjmë pyetjet që e kemi thirrur pastaj mbrojtja mund të mos ketë asnjë kufizim kohor sa i takon kunëpyetjeve sa i takon kësaj, pastaj mbrojtja mund të mos jetë në gjendje të nxjerrë provat që dëshiron t’i paraqes por ne si Prokurori nuk do të ishim kundër pyetjeve orientuese që mund t’ia bëjë mbrojtja”, tha ai.

Më pas avokati mbrojtës, Bone u shpreh se si trup mbrojtës i të akuzuarit, Sali Mustafa nuk e pëlqejnë këtë veprim të ZPS-së.

Bone:Nuk na pëlqeu aspak kjo gjë nga ZPS

“Edhe kohëve të fundit kur prokuroria kërkoi mbrojtjes pëlqim për të intervistuar dëshmitarin e mbrojtjes ne e pyetëm ZPS-në se për çfarë donin ta bënin këto dhe nuk na dhanë sqarim për këtë çështje, sa më takon mua nuk ka sqarim për këtë çështje nuk do ta japim pëlqimin tonë e megjithatë prokuroria as nuk e pati problem dhe mbrojtja ka zbuluar se ata vazhduan dhe ne besojmë që nuk është kjo mënyra se si duhet të sillet dhe nuk na pëlqeu aspak kjo gjë“, tha ai.

Fillimi i seancës së sotme në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës ka nisur me vonesë.

Aktakuza ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është konfirmuar më 12 qershor

***

Ka filluar seanca për procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës.

Ky proces është paraparë të filloj në orën 09:30, përcjell "Bota sot".

Kujtojmë që Mustafa po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë.

***

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës.

Procesi gjygjësor fillon në ora 09:30 dhe vazhdon deri në ora në 16:30.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, me pretendime për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat