Skënder Hyseni kërkon sa më parë të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi - ka një sugjerim për Qeverinë

Aktuale

Skënder Hyseni kërkon sa më parë të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi - ka një sugjerim për Qeverinë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:24
Skender Hyseni

Ish- koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi Skënder Hyseni, ka thënë se duhet që sa më parë të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Hyseni tha se çdo zvarritje e marrëveshjes mund ta çojë në izolim Kosovën.

“Çdo zvarritje e mëtejme e marrëveshjes me Serbinë, Kosovën mund ta betonojë në status-quo, e që në terma praktik do të thot izolim dhe rrezikim i vet shtetësisë dhe pavarësisë së saj. Stabiliteti afatgjatë i Kosovës dhe konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë përmes rrumbullakësimit të subjektivitetit të saj nuk është i mundur pa një marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund te ketë progres as në rrugën e Kosovës për anëtarësim në NATO e as BE pa u arritur kjo Marrëveshje. Janë çështje drejtëperdrejtë të lidhura. As Serbia nuk mund te bëj hapa përpara drejt integrimeve evropiane pa marrëveshje me Kosovën”.

Ai theksoi se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi ka një rëndësi të veçantë sepse dobëson ndikimin rus në Ballkan.

“Marrëveshja me Serbinë ka edhe një rëndësi të veçantë, e që është dobësimi i ndikimit dhe rolit rus në Ballkan. Pra, qeveria e Kosovës duhet të harmonizojë politikat dhe interesat e saj me poltikat e partnerëve tonë në Ballkan dhe interesat e tyre”.

Postimi i plotë

 

Pse liderët institucional dhe partiak në Kosovë duhet ta zbatojnë pa hezitim qëndrimin e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian sipas të cilëve marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet një ditë e më parë?

Siq e kam thënë shumë herë deri më tani, dua ta theksoj fuqishëm se Status-quoja, përkatësisht ruajtja e gjendjes së ngrirë në raportet me Serbinë është armiku më i madh i Kosovës sot dhe nesër!

Është urgjente që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje përfundimtare mundësisht brenda këtij viti, në mënyrë që këto dy shtete të mos rrëshqasin drejt një konflikti të përhershëm, duke iu ekspozuar planeve dhe ndikimeve nga faktorët destabilizues që për qëllim kanë prishjen e rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë dhe Ballkan. Shembulli më i mirë janë zhvillimet aktuale në dhe rreth Ukrainës. Prandaj forcimi i partneritetit dhe komunikimi e koordinimi sistematik me SHBA-të dhe BE-në është jetik për Kosovën.

Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është dhe duhet të jet prioritet mbi të gjitha prioritet i çdo qeverie të Kosovës. Prandaj, pa u vonuar, dialogu me Serbinë duhet të rikthehet në kornizën e duhur dhe të mbyllet me marrëveshje.

Çdo zvarritje e mëtejme e marrëveshjes me Serbinë, Kosovën mund ta betonojë në status-quo, e që në terma praktik do të thot izolim dhe rrezikim i vet shtetësisë dhe pavarësisë së saj.

Stabiliteti afatgjatë i Kosovës dhe konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë përmes rrumbullakësimit të subjektivitetit të saj nuk është i mundur pa një marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund te ketë progres as në rrugën e Kosovës për anëtarësim në NATO e as BE pa u arritur kjo Marrëveshje. Janë çështje drejtëperdrejtë të lidhura. As Serbia nuk mund te bëj hapa përpara drejt integrimeve evropiane pa marrëveshje me Kosovën.

Marrëveshja me Serbinë ka edhe një rëndësi të veçantë, e që është dobësimi i ndikimit dhe rolit rus në Ballkan. Pra, qeveria e Kosovës duhet të harmonizojë politikat dhe interesat e saj me poltikat e partnerëve tonë në Ballkan dhe interesat e tyre.

Gjendja e ngrirë e kontestit Kosovë-Serbi, rrjedhimisht mban Ballkanin Perëndimor në gjendje permanente shpërthimi, ndërsa Kosovën e dërgon në klubin e vendeve apo territoreve pa subjektivitet, ku edhe mund të mbetet mbase përgjithmonë, si një vend eksperimtesh dhe kusuritjesh në rrafshin global!

Prandaj, dialogu me Serbinë, si një proces i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse është prioritet dhe urgjencë. Një marrëveshje e tillë është thelbësore dhe e domosdoshme, sepse vetëm ashtu zgjidhen, në pako, të gjitha çështjet e veçanta të interest të ndërsjellë. Me rëdndësi është që Kosova ruan fuknsionalitetin e plotë si shtet dhe integritetin e saj territorial.

Që nga lufta Kosova, sot ka nevojë, mbase më shumë e kurrë më parë për bashkëpunim, koordinim, bashkërendim dhe marrëveshje me aleatët dhe miqët e saj!

Skender Hyseni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat