​Pacolli për arrestimin e Molliqajt: Lajm i keq për demokracinë në Kosovë

Aktuale

​Pacolli për arrestimin e Molliqajt: Lajm i keq për demokracinë në Kosovë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 21:08
Behgjet Pacolli dhe Vjosa Osmani

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj sonte nga Policia e Kosovës derisa po shkonte në një debat televiziv.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se arrestimi i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash. 

“Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj.

Unë jam i bindur se po të kishte ftesë Molliqaj vetë do të lajmërohej aty ku do të ftohej”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat