Befason ish kandidati i VV-së: Albini me pas mujtë e kish pengu arrestimin e Molliqajt, por ky është problemi

Aktuale

Befason ish kandidati i VV-së: Albini me pas mujtë e kish pengu arrestimin e Molliqajt, por ky është problemi

Nga: P.R Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 21:53
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, po vazhdon të mbahet në paraburgim pas arrestimit për sulm ndaj një pjestari të Policisë së Kosovës, pasi gjatë protestës së organizuar, Molliqaj goditi me shuplakë një polic.

Nga liderët opozitarë dhe analistë të shumtë, ky arrestim u quajt si hakmarrje e kryeministrit, Albin Kurti ndaj ish kolegut të tij në Vetëvendosje, Dardan Molliqajt.

E ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se po të ishte në dorën e Kurtit, ai do ta kishte penguar arrestimin e Molliqajt.

“Një send nuk po e kuptoni. Albini nuk e ka arrestu Dardan Molliqajn. Asht krejt e kundërta. Ai me pas mujtë e kish pengu arrestimin e tij, por policia nuk e pyet Albinin. Sepse, Albinit nuk i konvenon me hy në burg asnjë politikan i opozitës. Edhe sot Albini me mujtë e nxjerr nga burgu Dardanin, por nuk mundet. Shyqyr që nuk mundet, se na qytetarët nuk e duam në liri një huligan qe i mshuen shpullë policit”, shkruan ndër tjerash Loshi, përcjellë “Bota sot”.

Më tej, ai thotë se Dardan Molliqaj e ka arritur qëllimin e vet.

“Problemi asht se ky huligan një ditë mundet me u ba kryemninistër, ministër i rendit, kryetar i Kuvendit. Prandaj mos u lodhni për Dardanin. Ai e ka mrri qëllimin e vet. Problemi asht se si qytetarët me u vetëdijesu e me i kuptu foret e politikanëve që gjuajnë me gurë e rrahin policë për me hy n'birucë e me u ba faktorë. Asht në dorën e juaj mos me ua dhanë atë shansë”, ka shkruar ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat