I harxhoi 690 euro në karburante për dy muaj, reagon deputeti i VV-së

Aktuale

I harxhoi 690 euro në karburante për dy muaj, reagon deputeti i VV-së

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 18:13
Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas publikimit të disa të dhënave ku shihen shpenzimet për karburante të disa ligjvënësve për seanca dhe komisione, në periudhën nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.

Të gjitha janë mbuluar nga buxheti i shtetit.

Abrashi kishte shpenzuar 690 euro në këto dy muaj për karburante.

Ky i fundit thotë se në këtë periudhë kohore ka udhëtuar mbi 35 herë në relacionin Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometrash, teksa ka kaluar rreth tre mijë kilometra.

Në një postim në Facebook, Abrashi thotë se sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve.

“Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Sqarim:

Në një medium qenka publikuar shuma e shpenzimeve në muajt Nëntor-Dhjetor të deputetëve për karburante, sipas vendbanimit. Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, që nga koha kur ekziston ky institucion, mbulohen shpenzimet e karburantit për çdo deputet në kryerjen e punëve në Kuvend dhe Komisione duke u bazuar në distancën e vendbanimit.

Për hirë të transparencës dhe korrektësisë po e shpjegoj. Shumë deputet nuk jetojnë në kryeqytet, përfshirë edhe mua. Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt Nëntor-Dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km. Sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve. Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren.

Faleminderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat