PSD-ja publikon aktvendimin e Gjykatës: Dardan Molliqaj u privua nga liria kundërligjshëm

Aktuale

PSD-ja publikon aktvendimin e Gjykatës: Dardan Molliqaj u privua nga liria kundërligjshëm

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 14:21
Dardan Molliqaj

PSD publikon aktvendimin e gjykatës: Molliqaj u privua nga liria kundërligjshëm Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Dren Kukaj, ka publikuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e Dardan Molliqajt, i cili u arrestua para se të hynte në studion e “Pressing“, ku ishte i ftuar për intervistë.

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Dren Kukaj, ka publikuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e Dardan Molliqajt, i cili u arrestua mbrëmjen e së martës.

Sipas Kukajt, masa e shqiptuar është joproporcionale në raport me veprën e dyshuar penale dhe të gjitha rrethanat e këtij rasti, për çka ka thënë se ndaj të njëjtit aktvendim do të parashtrojnë ankesë pranë Gjykatës së Apelit.

Por, ky aktvendim dëshmoi atë që e thamë prej fillimit. Policia arrestimin spektakular në hapësirat e televizionit T7 e ka bërë në mungesë të një urdhërarresti. Për më tepër, Prokuroria ka pranuar një kallëzim penal për këtë vepër një ditë pas arrestimit të tij. Gjithashtu, Gjykata vërtetoi se ftesat e Policisë nuk janë dorëzuar në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale. Të gjithë këtë veprimtari të orkestruar e të paautorizuar me ligj do ta denoncojmë pranë shumë organizatave që merren me të drejtat e njeriut. Për më tepër, këto shkelje do i adresojmë përmes të gjitha mundësive ligjore që i kemi në dispozicion”, ka shkruar ai në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat