Këta janë gjashtë prokurorët që synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Aktuale

Këta janë gjashtë prokurorët që synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:49
Këshilli Prokurorial i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se gjashtë prokurorë kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas njoftimit të KPK-së prokurorët që kanë aplikuar janë: Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit; Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës; Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës; Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Njoftimi i plotë:

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton se sot ka përfunduar afati 15 ditorë për aplikim të prokurorëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, afat ky, i përcaktuar me Konkursin e shpallur më 17 janar 2022.

Të drejtën për aplikim e kanë shfrytëzuar 6 prokurorë, të cilët kanë dorëzuar aplikacionet brenda afatit të përcaktuar me konkursin e lartcekur.

Prokurorët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë:

Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit;

2.      Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

3.      Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

4.      Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

5.      Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe

6.      Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

(Renditja e prokurorëve kandidatë është bërë me renditje alfabetike)

Sa i përket numrit të saktë të prokurorëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit duhet pritur aplikacionet e tjera eventuale, të cilat mund të pranohen përmes Postës.

Lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka bërë ftesë zyrtare partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile që përcjellin aktivitetet e sistemit prokurorial për të monitoruar procesin, ndërsa për të martën, më 8 shkurt 2022, i ka ftuar për të monitoruar hapjen e të gjitha aplikacioneve të prokurorëve që kanë aplikuar për këtë pozitë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat