Ky është Koloneli nga Prishtina që e rekomandoi suspendimin e Amir Hoxhës

Aktuale

Ky është Koloneli nga Prishtina që e rekomandoi suspendimin e Amir Hoxhës

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 14:13
Fahredin Verbovci

Zyrtari policor, Amir Hoxha, është suspenduar për tre ditë nga puna, kjo pasi bëri një reagimi në Facebook, ku kritikoi kuvendarët për harxhimet.

Në të njëjtin shkrim ai shprehu pakënaqësitë rreth mospagesës së shujtave për policët. 

Megjithatë, mendimi i tij personal për çështjen u konsiderua shkelje disiplinore, gjë për të cilën u suspendua.

“Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer vepër penale apo shkelje të rëndë disciplinore , e që me sa di unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ” fjala e lirë apo shprehja e një pakënaqësie e cila ështe e bazuar në ligj nuk paraqet vepër penale”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Pas suspendimit, polici, ka thënë se e konsideron të padrejt vendimin.

“Kam të drejt me shpreh mendimin tim të lirë. Përderisa Kushtetuta ma lejon. S’ka kush që ma ndalon të drejtën e fjalës”, tha Hoxha.

Gjithashtu ai thotë se nuk e konsideron si shkelje aspak veprimin e tij, pasi sipas tij në punën që ai bën duhet të lejohet shkrimi mbi të vërtetën.

“Jo, puna s’ma ndalon me shpreh diçka që është reale”, shtoi ndër të tjera ai.

Ndër të tjera ai tha se rekomandimin për suspendimin e tij e kishte marrë nga kolonel Fahredin Verbovci, drejtor i regjionit të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat