Rusia me kërcënimin për pushtimin e Ukrainës, ka nxitur reagime të mëdha në të gjithë botën.
Madje, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov krëkoi edhe tërheqjen e forcave të huaja, përfshirë Bullgarinë dhe Ukrainën.
"Ne po flasim për tërheqjen e forcave të huaja, të pajisjeve dhe të armatimeve, si dhe ndërmarrjen e hapave tjerë, për t'u kthyer në kuadrin që kishim në vitin 1997 në vendet jo anëtare të NATO-s. Kjo përfshinë Bullgarinë dhe Rumaninë ", dekaroi Lavorv.
Për këtë gjë, reagoi ish-kryeredaktori i Radio Evropës së Lirë (REL), Melazim Koci.
Ai e quajti deklaratën e Lavorv absurd, ku me përmendjen e Rumanisë dhe Bullgarisë, ngre dyshimin se në shënjestër të Moskës, pas Ukrainës është Ballkani.
“Sidoqoftë, ka shumë sinjale se paralelisht me Ukrainën, kriza mund të bartet lehtësisht në Ballkan. Serbia tash sa kohë ka lansuar projektin e "botës serbe" që nuk është tjetër pos eufemizëm për Serbinë e Madhe. Ajo nuk mund të realizohet pa mbështetjen politike, ekonomike dhe ushtarake të Rusisë. Mbetet në dorën e Perëndimit dhe forcave vendore në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Malin e Zi të ballafaqohen me këtë projekt shkatërrimtar serbo - rus dhe me përfshirjen e Kosovës dhe Bosnjës në NATO të flakin "Doktrinën e Putinit" në Ballkan”, shkroi Koci në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Tensioni rreth Ukrainës është krizë e paralajmëruar shumë vite më parë, përkatësisht nga çasti kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte "katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit". Pavarësisht nëse Moska do të bëjë ose jo agresion ushtarak në Ukrainë, duket se kthim në situaten e para grumbullimit të forcave ushtarake ruse nuk do të këtë.
Në këtë aspekt revista e specializuar "Foreign Affairs" në një analizë me titullin "Doktrina e Putinit" pohon:
"Rezultati përfundimtar i krizës mund të jetë riorganizimi i tretë i sigurisë Euro - Atlantike nga viti 1940. I pari, kishte të bënte me konsolidimin e Jaltes në dy blloqe rivale në Evropë pas Luftës se Dytë Boterore. I dyti, doli ne skenë në periudhën 1989/91, me kollapsin e bllokut komunist/Bashkimit Sovjetik dhe synimin e Perëndimit për krijimin e një Evrope të 'bashkuar dhe të lirë'. Me lëvizjen kundër Ukrainës, Putin është duke sfiduar këtë rend. Kriza aktuale ka të bëjë me synimin e Rusisë për ribërje të kufinjëve të pas Luftës së Ftohtë dhe rivënje të ndikimit të Moskës mbi gjysmën e Evropës, gjithnjë me pretekstin e garancave për sigurinë e saj".
Ky pohim i "Foreign Affairs" bëhet shumë i besueshëm nëse vështrohet në prizmën e njërës nga kërkesat e Rusisë derguar Perëndimit, që u artikulua nga ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, dy javë më parë:
"Ne po flasim për tërheqjen e forcave të huaja, të pajisjeve dhe të armatimeve, si dhe ndërmarrjen e hapave tjerë, për t'u kthyer në kuadrin që kishim në vitin 1997 në vendet jo anëtare të NATO-s. Kjo përfshine Bullgarinë dhe Rumaninë ".
Lavrov pa asnjë ambiguitet kërkon daljen e vendeve të ish bllokut lindor nga NATO sepse të gjitha janë anëtarësuar nga ose pas vitit 1999. Në këtë deklaratë absurde bëri përshtypje fakti që Lavrov apostrofon specifikisht Rumaninë dhe Bullgarinë, që logjikshëm ngre dyshimin se në shënjestër të Moskës, pas Ukrainës është Ballkani. Pikërisht këtë kishte paralajmëruar "Foreign Affairs" në analizën tjetër të titulluar "Rusia luan me zjarrin në Ballkan":
"Përpjekjet e Putinit për të destabilizuar Ballkanin janë pjesë e misionit të tij për të rifuqizuar Rusinë si ndërmjetës global. Kremlini po shfrytëzon Kishën Ortodokse për të destabilizuar vendet e Ballkanit. NATO duhet me shpejësi të përfshijë Bosnjën dhe Kosovën në Aleancën Veriatlantike. Ky do të ishte mesazh se Ballkani nuk do të braktiset në betejen kundër Rusisë dhe se Putini nuk do të percaktoj të ardhmen e NATO-s".
Rekomandim të ngjashëm gjatë verës së kaluar kishte bërë edhe Qendra "Ëoodro Ëilson" në Ëashington DC, që kishte kërkuar përgatitje të terenit për anëtarësim të Kosovës në NATO deri në vitin 2027.
Zhvillimet rreth Ukrainës me gjasë këtë afat (2027) e kanë bërë më urgjent në aspektin kohor. Qendra "Ëoodro Ëilson" gjithashtu kishte theksuar se nëse do të kishte kundështim për anëtarësimin e Kosovës në NATO (vetoja eventuale e vendeve që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës), atëherë SHBA, Britania e Madhe dhe disa vende tjera evropiane do të nenshkruanin Marrëveshje për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes me Kosovën, të ngjashme me ato që SHBA ka me Korenë Jugore.
Sidoqoftë, ka shumë sinjale se paralelisht me Ukrainën, kriza mund të bartet lehtësisht në Ballkan. Serbia tash sa kohë ka lansuar projektin e "botës serbe" që nuk është tjetër pos eufemizëm për Serbinë e Madhe. Ajo nuk mund të realizohet pa mbështetjen politike, ekonomike dhe ushtarake të Rusisë. Mbetet në dorën e Perëndimit dhe forcave vendore në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Malin e Zi të ballafaqohen me këtë projekt shkatërrimtar serbo - rus dhe me përfshirjen e Kosovës dhe Bosnjës në NATO të flakin "Doktrinën e Putinit" në Ballkan.
Nese operacioni i Perëndimit për "shpëtimin" e Ukrainës duket paksa i vonuar, Ballkani është arena ku mund dhe duhet të ndalen tendencat e Kremlinit për rivendikime gjeopolitike dhe ndarje të reja të sferave të interesit.
Në fund të fundit, nuk ështëRusia fituese e Luftës së Ftohtë, që sot të diktoj kushtet e paqes në Ballkan dhe Evropë.