Deputeti i LDK-së del se i ka shpenzuar 10 mijë euro para se të hiqte dorë nga pagesa për udhëtim

Aktuale

Deputeti i LDK-së del se i ka shpenzuar 10 mijë euro para se të hiqte dorë nga pagesa për udhëtim

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 14:44
Blerim Grainca

Blerim Grainca, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u bë përnjëherë shembulli më i mirë i përfaqësuesit të popullit kur të enjten dhe të premtën mediat raportuan për shpenzimet për udhëtim të deputetëve të kësaj legjislature.

Në një ditë vere, Grainca i cili vjen nga Ferizaj i kishte kërkuar Kuvendit të Kosovës që të mos i ndante para për udhëtim, pasi kishte thënë se jetonte në Prishtinë. Letra e 29 korrikut të vitit 2015 u publikua dhe u shpërnda gjithandej. Deputeti i LDK-së ndoshta është ndjerë krenar për imazhin e mirë që e krijoi papritmas.

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca thotë se nga viti 2011 deri në vitin 2013, Grainca kishte shpenzuar 10,440 euro për derivate.

Image
Dokumenti

“Një deputet i LDK-së i cili në media u deklarua që nuk ka marrë meditje për udhëtim, nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka shpenzuar në derivate 10,440 euro. 5220 euro për vit, apo 435 euro në muaj për dy vite me radhë. Transparencë deri në fund!”, shkroi Kërçeli në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat