Hoti: Sot u konkretizua angazhimi i institucioneve për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës nga Gjermania

Aktuale

Hoti: Sot u konkretizua angazhimi i institucioneve për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës nga Gjermania

Nga: M.L. Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 13:37
Avdullah Hoti

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka përshëndetur vendimin e Gjermanisë për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se për këtë çështje institucionet e Kosovës kanë mbajtur shumë takime me palën gjermane.

“Më vjen mirë që sot u konkretizua angazhimi afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës nga ana e Gjermanisë. Janë mbajtur shumë diskutime me palën gjermane, janë shkëmbyer vizita dhe të dhëna zyrtare për vite me radhë”, shkruan Hoti në Facebook.

Ai ka rikujtuar se partneriteti Kosovë-Gjermani është i përhershëm.

“Pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës që kanë emigruar për dekada me radhë kanë gjetu strehim dhe punë në Gjermani falë mikpritjes së shtetit dhe popullit gjerman. Shumë familje në Kosovë e kanë përmirësuar standardin e jetës falë të ardhurave të fituara nga puna e familjarëve të tyre në Gjermani.

Gjermania është ndër partnerët kryesorë politik dhe ekonomik të shtetit të Kosovës. Dhe i gjithë populli i Kosovës është mirënjohës për këtë miqësi”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat