Gazmend Halilaj i reagon Fatmir Limajt: Kërko falje!

Aktuale

Gazmend Halilaj i reagon Fatmir Limajt: Kërko falje!

Nga: N. Sh. Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 14:48
Fatmir Limaj dhe Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar ndaj një deklarate të kreut të Nismas, Fatmir Limajt.

Halilaj thotë se deklarata e Limajt se pa Hashim Thaçin e Kadri Veselin, Kosova nuk do të ishte e lirë, sipas tij, është deklaratë fyese për viktimat dhe të mbijetuarit e luftës.

Sipas tij, kjo deklaratë është mohim i masakrës së Qirezit, Likoshanit, Prekazit, Krushës e Izbicës, Reçakut e Mejes.

Avokati thotë se deklarata e Limajt është mohim edhe i intervenimit të NATO-s, i vrasjeve të civilëve shqiptarë dhe i luftës së mbi 1 mijë ushtarëve.

Reagimi i plotë:

DERI NË DY VETË z. LIMAJ, E PASKA PRU ÇLIRIMIN E KOSOVËS.....

Miq, deklarata e z. Limaj kinse, pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, Kosova nuk do ishte e lirë, janë direkt MOHIM i kontributit gjithëpopullor, gjegjësisht,  masakrës së Qirezit e Likoshanit, Prekazit e Izbices, Krushës, Mejes dhe Reçakut, vrasjeve të 20.000 civilëve, dëbimit të 1.3 milion gra, burra, fëmijë e pleqëve, luftës së  mbi 12.000 ushtarëve, mijëra dëshmorëve, invalidëve, apo mijëra të burgosurve e të përsekutuarve, intervenimit të Natos, kontributit të jashtëzakont të bashkëatdhetarëve.

Kërko falje z. LIMAJ  se, ende deklaratë më fyese për viktimat dhe të mbijetuarit, që nga pas lufta s'kam pa....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat