Studentët më shumë të fokusuar në Ekonomik e Juridik, pak prej tyre në kërkesat që i ka tregu

Aktuale

Studentët më shumë të fokusuar në Ekonomik e Juridik, pak prej tyre në kërkesat që i ka tregu

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Organizata jo-qeveritare “ETEA” ka publikuar raportin hulumtues “Kërkesat e tregut dhe kapacitetet e shkollave profesionale në Kosovë”.

Drejtori i Departamentit të Ministrisë së Kulturës, Xhevat Bajrami tha  se ky hulumtim na shërben për të dhënat strategjike si departament për rininë.

Sipas këtij hulumtimi, u bë e ditur se studentët më shumë po studiojnë në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik sesa në ato që i kërkon tregu i punës.

“Ne e dimë që Kosova e ka rininë e re prandaj si institucione jemi të detyruar që atë ta drejtojmë në projekte që ka të bëjë me arsimin profesional. Ne e dimë se shumica e të rinjve kanë studiuar Ekonomik dhe Juridik dhe pak në aspektin profesional. Për të gjeturat e këtij hulumtimi besoj që ky hulumtim do ju shërbejë të rinjve të cilët mund të njihen me njohuritë se çka ofron tregu profesional i punës”, tha ai.

Studimi në fjalë  u shtri në 3 komuna, Prishtinë, Pejë dhe Prizren, ku sipas ETEA kriteri për përzgjedhjen e shkollave u bë në bazë të profileve pasi që hulumtimi është orientuar në Gastronomi, hidraulikë, makineri dhe Elektroteknikë. Në secilin lokacion është zgjedhur nga një shkollë  me profile të njëjta në mënyrë që të bëhet krahasimi nderrajonal.

Në Prishtinë u zgjedh shkolla Sh.M.L “Gjin Gazulli”, dhe ShML “7shtatori”, në Pejë ShML “Shaban Spahija” dhe Qendra e Kompetencës “11Marsi” në Prizren.

Lidhur me këtë sipas hulumtimit më shumë nxënës ka në shkollat e përgjithshme sesa ajo profesionale pavarësisht që sipas drejtorëve nëse nxënësit kanë përfunduar praktikë profesionale atëherë arrijnë më shpejtë tek vendi i punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat