“Koordinimi” për refuzimin e aksioneve të PSD-së, AAK-ja lëshon një paralajmërim

Aktuale

“Koordinimi” për refuzimin e aksioneve të PSD-së, AAK-ja lëshon një paralajmërim

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 13:02
Ramush Haradinaj

Teksa Partia Socialdemokrate ka vazhduar aksionet në kundërshtim të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës refuzoi t’i bashkohej aksionit.

Subjekti i vetëm parlamentar që pranoi ftesën e PSD-së për takimin koordinues të së premtes, tha se nuk i mbështetin veprimet jashtë-institucionale të PSD-së.

Megjithatë, Lulzim Blakaj, zëdhënës i AAK-së, nuk e përjashtoi mundësinë e përfshirjes së AAK-së në aksione të ngjashme, të ndërmarra jashtë institucioneve.

“AAK do të bashkëpunojë me të gjitha partitë opozitare, parlamentare apo jashtëparlamentare, shoqërinë civile dhe të gjithë akterët e tjerë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë. Aleanca do të vazhdojë të kundërshtojë shtrenjtimin e rrymës elektrike në të gjitha rrugët institucionale”, ka deklaruar zëdhënësi i AAK-së Lulzim Blakaj.

I pyetur se përse nuk morën pjesë në aksionin e djeshëm të AAK-së, Blakaj deklaroi se ende nuk janë shteruar të gjitha rrugët institucionale. Paralajmëroi shqyrtimin e formave të tjera të kundërshtimit.

“Nëse kjo nuk do të ketë sukses, atëherë jemi të hapur të shqyrtojmë edhe forma të tjera të kundërshtimit. Nuk janë shterur ende rrugët institucionale”, tha Blakaj.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe katër aktivistë të tjerë të PSD-së u arrestuan të hënën pas një aksioni në zyrat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Atyre iu caktua masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat