Kosova po përgjohet, ish zëvendësministri i MPB-së: Shteti i ynë është i detyruar...

Aktuale

Kosova po përgjohet, ish zëvendësministri i MPB-së: Shteti i ynë është i detyruar...

Nga: H.O. Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 21:41
Hajrullah Tërnava

Është bërë e ditur se kamera përgjuese kineze janë vendosur kudo në Kosovë, madje të tilla kamera ka edhe në Qeveri, në sheshet e kryeqytetit dhe në veriun e Mitrovicës.

Nga Qeveria e Kosovës janë deklaruar se tashmë ka filluar rishikimin e kontratës që është nënshkruar në vitin 2019.

“Jemi interesuar për këtë çështje. Bëhet fjalë për kontrata të trashëguara nga qeveritë e kaluara. Ne do t’i shohim ato dhe do të analizojmë aspektin e sigurisë të produkteve që ato kontrata ofrojnë”, janë deklaruar nga Qeveria e Kosovës.

Gazeta ka kontaktuar edhe më tutje Qeverinë e Kosovës lidhur me kamerat që është përmendur edhe më parë, ekspertë të sigurisë se kush mund të rrezikohet nga institucionet dhe në çfarë mënyre.

Ish zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava ka deklaruar se, teknologjitë e ndryshme botërore tani në këto kohëra e luajnë rolin e rëndësishëm në jetërat e njerëzimit, prandaj edhe teknikat e komunikacionit në përgjithësi i takojnë teknikave të kësaj kohe.

“Vendet më të zhvilluara investojnë në këto teknika si të inҫizimeve apo të përgjimeve nëpër vendet urbane që t’i kenë ato vende nënmbikqyrje, apo objekte për të cilat i kanë nënvështrim, sepse me zhvillimin e teknikave në përgjithësi, duhet të largohet në hap me kohën, sepse aty ku janë të montuara teknikat sikur kamera që montohen në vende të rëndësishme ku zhvillohen komunikacione-komunikime të rëndësishme e kur me këto teknika përcjellet mënyra më e lehtë e ndodhive pandërprerë në 24 orët e një dite, dhe gjatë kësaj kohe shpeshherë kryhen edhe vepra të ndryshme kriminale antiligjore, që nëse nuk do të ishin kamerat moderne të kohërave vështirë se do të zbuloheshin vepërkryesit dhe veprimet e tyre të ndërmarra në qendra të rëndësishme ku janë të montuara ato teknika”, vlerëson Tërnava.

Ai thotë tutje se, këto teknika prodhohen në shtete më të zhvilluara të botës dhe si tregti e lejueshme që është, edhe shteti i ynë është i detyruar për interesa të saj që të pajiset me këtë lloj teknikash për ta pasur situatat e trendit në kontrolle nëpër qytetet e saj, apo vende të ndryshme ku kryhen vepra të ndryshme kriminale, dhe me këto kamera e teknika të përsosura përcillet situata nëpër ato vende ku vlerësohet se duhet të monitorohet, kryesisht këto kamera kontrollohen nga objektet e qendrave të policisë që është si qendra kryesore për këto ҫështje.

“Këto kamera funksionojnë në mënyrë permanente 24 orë në ditë, dhe gjatë rrjedhës kohore 24 orëshe i tërë territori ku janë të montuara këto teknika, ai terren është nën vështrim, dhe nëse ndodhë ndonjë krim që duhet të zbulohet vepërkryesi, eksperti kujdestar i vështrimeve të këtyre teknikave e analizon situatën e kohës kur është krye krimi, dhe menjëherë e lajmëron rastin në polici,  dhe me eksperta tjerë të kriminalistikës e analizojnë situatën dhe mënyrën e kryerjes të atij krimi, dhe i identifikojnë vepërkryesit e saj si dhe lëvizjet e mëtutjeshme të atyre vepërkryesve se në cilin drejtim janë larguar e sipas mundësisë numrin e tyre pjesëmarrësve si dhe mënyrën e kryerjes të krimit, dhe në bashkëpunim të plotë me policinë dhe tjerat struktura si prokurorë dhe të tjerë, i ndërmarrin masat për zbulimin e tyre në afat sa më të shpejtë”, vlerëson eksperti Tërnava.

Ai thotë për ‘Bota sot’, se teknikat që janë të vendosura në ato vende ku vlerësohet se ka nevojë për përcjellje të pandërprera sikur në këto raste edhe në Qeveri dhe sheshe të qytetit ku ka frekuentim të tërë, mund të ketë edhe kamera-teknika që kryejnë edhe përgjime dhe inҫizime sikur u shpjegua.

“Është e mundur që nga përsosmëria e prodhuesve të këtyre teknikave përgjuese të montohet ndonjë pjesë që e ka qëllimin e përcjelljes të informatave në shtet që i prodhojnë ato teknika apo në shtete që janë të orientuara armiqësisht ndaj shtetit tonë sikur në këtë rast Serbia, por këto mënyra janë rreptësisht të ndaluara dhe zbulimi i kësaj mënyre shkakton armiqësi mes shtetit që i ka prodhuar ato kamera dhe qëllimeve që i ka montuar. Shtetet e forta që i prodhojnë këto teknika e që i shesin nëpër tërë botën sikur të vepronin ashtu me përgjime të tilla, atyre qe ua shesin ato teknika do të krijonin armiqësi shtetërore mes veti, dhe ato firma do të falimentonin në afate të shkurtëra, prandaj shtrohet pytja se a ja vlen një rrezikim i tillë i atij shteti që i prodhon dhe që ka në plan përfitime të larta materiale. Përgjimet e kohërave të tanishme janë tepër të avansuara dhe ato kryhen nga ato vende për qëllime të caktuar e që dihet destinacioni i tyre dhe qëllimi i tyre”, thekson ai.

Tërnava thotë se, ҫdo përgjim nga ndonjë shtet ndaj shtetit tonë apo institucioneve tona është i rrezikshëm dhe i ka qëllimet armiqësore ndaj shtetit tonë, e sidomos tani kur kjo kohë llogaritet si një kohe lufte kibernetike e duke e pasur parasysh edhe situatën e konfliktit të acaruar në mes të Rusisë dhe Ukrainës që gjithsesi se këto teknika që përdoren tani janë të një lufte speciale kibernetike, e që e tërë bota është e shqetësuar nga kjo që e pret botën tani, nëse zhvillohet lufta mes këtyre dy shteteve.

“Kjo luftë mund të përzgjerohet dhe kur dihet se tani janë kohëra të tilla që shumë shtete të botes kanë teknika luftarake të përkryera sikur bomba atomike, dhe një aktivizim i tillë do të ndodhke lufta e tretë botërore që mund të na sillte deri te zhdukja e njerëzimit, e sidomos në këtë konflikt nëse përfshihen edhe shtete tjera që i dalin në mbrojtje njërit shtet apo tjetrit. Duke i pasur parasysh këto rrethana, fuqitë botërore duhen të ndërhyjnë dhe me veprimet e tyre duhen t’i kontribuojnë ftohjeve të gjakrave dhe situata t’i kthehet normales, dhe bota të vazhdoi me zhvillimet e saj për njerëzimin që duhet të jetë i qetë dhe në perspektivë të zhvillimeve të standardeve jetësore dhe të punoi në zhdukjen e armiqësive mes popujve të botës, të cilët të gjithë e kanë një prejardhje të njëjtë natyrale, dhe luftërat në tërësi të zhduken si veprimtari e zhdukjes të njerëzimit”, thotë Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat