I kapur me 50 kg drogë, ja kur del Burim Rreci para trupit gjykues

Aktuale

I kapur me 50 kg drogë, ja kur del Burim Rreci para trupit gjykues

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 00:32
Burim Rreci

Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, që u arrestua nga autoritetet e Malit të Zi me 48 kilogramë marihuanë, të enjten do të del para trupit gjykues.

Burimet kanë konfirmuar se nesër në ora 10:00, në Podgoricë, Rreci do të del para gjykatësit të procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit.

Media ka mësuar se familjarët e Rrecit kanë angazhuar një avokat nga Mali i Zi për ta mbrojtur të dyshuarin në veprën penale që i ngarkohet – transportim i drogës.

Rreci është arrestuar të hënën në pikën kufitare “Debeli Brijeg”, në kufirin kroato-malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat