​Nura pas homazheve në Prekaz: Këtu ka filluar liria e Kosovës

Aktuale

​Nura pas homazheve në Prekaz: Këtu ka filluar liria e Kosovës

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 09:53
Kryetari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura bashkë me përfaqësues të komunës kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ai tha se në këtë vend janë themelet e shtetit.

Kreu i kësaj komune bashkë edhe me organizatat e dala nga lufta ka bërë homazhe pranë varrezave të familjes Jashari.

Nura: Këtu ka filluar liria e Kosovës

“Sot bashkë me shoqatat dhe me institucionet e pushtetit lokal bëmë homazhe aty ku duhet të bëhen homazhe, këtu ku ka filluar liria e Kosovës, këtu ku i ka themelet shteti dhe Republika jonë”, tha ai.

14 vjet më parë, është shpallur Pavarësia e Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës, në orën 15:39, 109 deputetët e atëhershëm shpallën Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat