Kurti këmbëngul: Sivjet do të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Aktuale

Kurti këmbëngul: Sivjet do të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 09:58
Albin Kurti

(E plotësuar 10:52) - Është mbajtur mbledhja e katër e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, nga ky kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sivjet do të aplikojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti në këtë mbledhje tha se zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) është proces shtetëror dhe kërkon angazhimin e të gjitha institucioneve të vendit, për çka theksoi se prioritezimi dhe zbatimi i masave të MSA-së brenda afateve kohore është oboli që rrjedh nga procesi i Integrimit Evropian.

Kurti: Zbatimi i MSA-së është proces shtetëror kërkon angazhim të të gjitha institucioneve

“Me qëllim të zbatimit të kësaj marrëveshje Qeveria e Kosovës në koordinim me Institucionet e pavarura e ka hartuar këtë program që parasheh reforma konkrete në të gjitha fushat e kritereve të Kopenhagës. Aty parashihen kriteret politike, si dhe ato ekonomike por edhe standardet evropiane ose kapitujt e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky program është dokumenti kryesor kombëtar të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe reforma të ndërlidhura në integrim për Bashkim Evropian. Një kornizë gjithëpërfshirëse afatmesme që reformave të nevojshme që ndalin nga MSA dhe nga mekanizmat e tjerë të këtij procesi[...]Obligimet që kemi marrë përsipër në këtë program duhet të trajtohen me prioritet të lartë gjatë këtij viti. Zbatimi i MSA-së është proces shtetëror kërkon angazhim të të gjitha institucioneve. Prandaj, priroritezimi dhe zbatimi i masave të MSA brenda afateve kohore që i kemi parapare është obligim që rrjedh nga procesi i Integrimit Evropian. Qeveria është e gatshme të ju mbështes në vendimmarrje pulitke në forma tjera afatgjate për të siguruar zbatimin e tyre”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për zotimin që ka marrë që gjatë këtij viti Kosova të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti: Kemi marrë zotimin që sivjet të aplikojmë për anëtarësim në BE

“Rëndësia e programit si dhe e prioriteteve politike në kuadër të agjendës për reforma evropiane ERA2 sivjet është më e madhe për shkak të zotimit që kemi marrë si Kosovë që sivjet të aplikojmë për anëtarësim në Bashkim Evropian. Këtë zotim e kemi marrë përsipër në këshillin e katërt të Stabilizim Asociimit të mbajtur me 7 dhjetor 2021 në Bruksel të cilin e kam bashkëryesuar me përfaqësuesin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell. Ky zotim i republikës sonë për ta bërë hapin e ardhshëm drejt anëtarësimit në BE është i domosdoshëm dhe në kohën e duhur[...]Kosova është vend potencial kandidat dhe i është premtuar perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Prandaj ne jemi përkushtuar të zbatojmë pjesën tonë të detyruar dhe të intensifikojmë bashkëpunimin me shtete anëtare dhe institucionet e BE për të avancuar me fazën tjetër të avancimit”, përfundoi Kurti.

Kurti: Zbatimi i masave të MSA-së brenda afateve kohore, obligim që rrjedh nga procesi i integrimit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zbatimi i MSA-së ndikon drejtpërdrejtë përmirësimin e jetës së qytetarëve, derisa kërkoi nga ministrat përkushtim dhe përgjegjësi maksimale për gjatë këtij viti.

Në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, shefi i ekzekutivit, ka deklaruar se janë zotuar që gjatë këtij viti Kosova të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti tha se këtë zotim e kanë bërë në dhjetor të vitit të kaluar dhe për këtë është me rëndësi që të zbatohet agjenda për reforma evropiane.

Rëndësia e programit si dhe prioriteteve politike në kuadër të agjendës për reforma evropiane ERA 2, sivjet është më e madhe për shkak të zotimit politik që kemi marrë si Kosovë, që sivjet të aplikojmë për aplikim në Bashkimin Evropian”, tha Kurti

“Sot jemi mbledhur që të diskutojmë draftin përfundimtar të këtij dokumenti dhe ta miratojmë atë në parim. Marrë parasysh rëndësinë e reformave për integrim në BE në këtë fazë ka 6 vjet pas hyrjes në fuqi të MSA-së, obligimet që kemi marr përsipër ne këtë program duhet të trajtohen me prioritet të lartë”, tha Kurti.

Kurti tha se Qeveria e tij është e gatshme që t’i mbështes në vendimmarrje politike për të siguruar zbatimin e MSA-së.

Gjatë kësaj mbledhje, është planifikuar të miratohet Programi Kombëtar për Zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit 2022/2026. Ndërkaq, Kurti theksoi se për aplikimin në BE janë zotuar se do ta bëjnë gjatë mbledhës së Këshillit të Stabilizim-Asocimit.

Edhe zëvendëskryeministri Bislimi dhe ekipi i tij do të jenë në dispozicionin tuaj për të siguruar zbatimin e duhur të këtij programi. Kosova është vend potencial për vendin kandidat dhe i është premtuar perspektiva e anëtarësimit në Bashkim Evropian, prandaj ne jemi të përkushtuar të zbatojmë pjesën tonë të detyrimeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimi me shtetet anëtare dhe institucionet e bashkimit evropian për të avancuar në fazën tjetër të anëtarësimet”, tha Kurti.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që zbatimi i masave të MSA-së brenda afateve kohore, është një obligim që rrjedh nga procesi i integrimit evropian.

Kurti në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, tha që janë mbledhur për të diskutuar draftin përfundimtar të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe “ta miratojmë atë në parim”.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e reformave të BE-së, obligimet që i kemi marrë përsipër duhet të trajtohen me prioritet të lartë.  Zbatimi i masave të MSA-së brenda afateve kohore që keni marrë, është obligim që rrjedh nga procesi i integrimit evropian”.“Qeveria është e gatshme të ju mbështesë në vendimmarrje politike në format tjera afatgjate për të siguruar zbatimin e tyre”.

“Edhe zëvendëskryeministri Bislimi  dhe ekipi i tij do të jenë në dispozicionin për të siguruar zbatimin e duhur të këtj programi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat