Keqpërdorimi në prokurim publik, në 5 raste të aktakuzave nuk u precizua vlera e dëmit të shkaktuar

Aktuale

Keqpërdorimi në prokurim publik, në 5 raste të aktakuzave nuk u precizua vlera e dëmit të shkaktuar

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 12:08
Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka shpalosur të gjeturat e raportit “Trajtimi i rasteve të keqpërdorimit në prokurim publik nga gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë”.

Nga të gjitha rastet e monitoruara dhe analizuara sa i përket keqpërdorimit në prokurim publik janë gjetur 18 raste ku gjykatat themelore kanë marrë aktgjykim lirues, dënues ose refuzues. Ndërsa, në 5 raste janë gjetur se aktakuzat përmbajnë mangësi në përmbajtjen e tyre. Nga analizimi i 5 rasteve të prokurorive themelore, janë gjetur se në aktakuzat e këtyre rasteve, prokurorët me rastin e kualifikimit të veprës penale, kanë anashkaluar paragrafin 3 të nenit 415 të Kodit Penal, duke mos precizuar vlerën e dëmit të shkaktuar, ose përfitimit të realizuar me rastin e kryerjes së veprës penale të keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik.

Ronita Halimi nga GLPS, theksoi që nga këto të gjetura, pothuajse në të gjitha rastet në përgjithësi janë shqiptuar dënime minimale, edhe pse kjo ka pas të bëjë me zyrtarë e persona që kanë keqpërdorur detyrën dhe nuk kanë respektuar procedurat e prokurimit publik.

Halimi: Në 5 raste janë gjetur se aktakuzat përmbajnë mangësi në përmbajtjen e tyre

“Fillimisht duhet theksuar se nga të gjitha rastet e monitoruara dhe analizuara nga Drejtësia Sot, sa i përket keqpërdorimit në prokurim publik janë gjetur 18 raste ku gjykatat themelore kanë marrë aktgjykim lirues, dënues ose refuzues. Ndërsa, në 5 raste janë gjetur se aktakuzat përmbajnë mangësi në përmbajtjen e tyre. Së pari, nga analizimi i 18 rasteve të gjykatave themelore, ‘Drejtësia Sot’, ka gjetur se pothuajse në të gjitha rastet në përgjithësi janë shqiptuar dënime minimale, edhe përkundër faktit se në këto raste kemi pasur të bëjmë me zyrtarë dhe persona tjerë të cilët kanë keqpërdorur detyrën ose kanë mashtruar, duke mos respektuar rregullat dhe procedurat e prokurimit publik”.

Halimi tregoi se në rastet e analizuara sa i përket llojit dhe lartësisë së dënimeve prijnë dënimet me gjobë të cilat variojnë në lartësi nga 1500 euro deri në 7000 euro, pasuar nga dënimet me kusht të cilat variojnë në kohëzgjatje nga 6 muaj me periudhë verifikuese deri në 1 vit, si dhe dënimet me burgim efektiv të cilat variojnë në kohëzgjatje nga 6 muaj e deri në 3 vite.

Halimi: Prijnë dënimet me gjobë të cilat variojnë në lartësi nga 1500 euro deri në 7000 euro

“Në rastet e analizuara sa i përket llojit të lartësisë së dënimeve prijnë dënimet me gjobë të cilat variojnë në lartësi nga 1500 euro deri në 7000 euro, pasuar nga dënimet me kusht të cilat variojnë në kohëzgjatje nga 6 muaj me periudhë verifikuese deri në 1 vit, si dhe dënimet me burgim efektiv të cilat variojnë në kohëzgjatje nga 1 deri në 3 vite. Së dyti, nga analizimi i 5 rasteve të prokurorive themelore, Drejtësia Sot ka gjetur se në aktakuzat e këtyre rasteve prokurorët me rastin e kualifikimit të veprës penale, kanë anashkaluar paragrafin 3-të të nenit 415 të Kodit Penal, sepse nuk kanë precizuar vlerën e dëmit të shkaktuar, ose përfitimit të realizuar me rastin e kryerjes së veprës penale te keqpërdorimit të mashtrimit në prokurim publik”, u shpreh Halimi.

Rreze Hoxha Zhuja në konferencën e sotme për medie tregoi se kanë pasur prioritet monitorimin e rasteve të cilat hyjnë në kapitullin e veprave penale të korrupsionit

Zhuja: Drejtësia Sot pati prioritet monitorimin e rasteve të korrupsionit

“Drejtësia Sot gjatë monitorimit, në përgjithësi ka pasur prioritet monitorimin e rasteve të cilat hyjnë në kapitullin e veprave penale të korrupsionit, e në veçanti monitorimin e rasteve të cilat kanë të bëjnë me shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik si dhe çështjen e zbatimit të nenit 415 te KPRK-së[...]2:00 Bazuar në gjetjet e Drejtësia Sot, institucionet e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në vendin tonë përballen me dilema dhe sfida në trajtimin e lëndëve të prokurimit publik, duke u përcjellë nga zbrazëtirat në legjislacion, të cilat kanë si pasojë mungesën e arritjes së rezultateve”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat