Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, një i vdekur

Aktuale

Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, një i vdekur

Nga: A.ZH Më: 1 mars 2022 Në ora: 14:57
Qendra për testim për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 61 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 241 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

01 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 688 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.813.440 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.179 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 97.546 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.257 testime, 61 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 241 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.498.

Në total numri i rasteve aktive është 1.696.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat