Publikohet raporti i MSH-së: Një vdekje dhe 52 raste pozitive

Aktuale

Publikohet raporti i MSH-së: Një vdekje dhe 52 raste pozitive

Nga: M.H. Më: 4 mars 2022 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Para pak minutash është publikuar raporti i MSH-së.

Sipas të dhënave të raportit 24 orësh në Kosovë është shënuar 1 vdekje dhe 52 raste positive, përcjell “Bota sot”.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.984 doza të vaksinës.

Image
Raporti i MSH-së

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1.464.

Njoftimi i plotë

04 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.814.984 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.324 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932.

Në total numri i rasteve aktive është 1.464.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: këtu

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat