Lajçak merr mbështetje nga Sllovakia në punën si emisar

Aktuale

Lajçak merr mbështetje nga Sllovakia në punën si emisar

Më: 4 mars 2022 Në ora: 16:02
Miroslav Lajçak dhe Ivan Korcok

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryediplomatin Ivan Korcok, me të cilin kanë biseduar për çështjen e negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak thotë se e ka falënderuar për vëmendjen e Sllovakisë dhe për përkushtimin ndaj të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Është veçanërisht e rëndësishme tani”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, Sllovakia është një nga shtetet e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat