SBASHK-u: Pishtarë të dijes urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe

Aktuale

SBASHK-u: Pishtarë të dijes urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe

Më: 7 mars 2022 Në ora: 11:36
Rrahman Jashari

SBASHK ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 marsit. SBASHK i ka cilësuar mësimdhënësit si pishtarë të dijës.

“Sa herë vjen marsi mësuesit e nxënësit lartësojnë kujtimin për Epopenë e lavdishme të UÇK -së dhe për komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit që i ndërruan kahjen historisë dhe u bën gurëthemel të lirisë së Kosovës. Kujtojmë me krenari mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe pishtarët e dijes, që nëpër dekada e shekuj mbrojtën rrezet e dritës kundër errësirës. Këtë vit kudo në komunat e Kosovës dhe në institucionet e arsimit lartësimi i kujtimit për pishtarët e dijes dhe ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga SBASHK për të pensionuarit u shoqërua edhe me momente të dhembjes duke përmendur në shenjë nderimi emrat e kolegeve e kolegëve tanë, që COVIDI duke u bërë mik i ngushtë me vdekjen, na i rrëmbeu nga mesi ynë duke ua ndalur angazhimin në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin e edukimin e brezave, por i përjetshëm do të jetë kujtimi për ta”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

SBASHK ka theksuar se punëtorët e nderuar të arsimit bashkë me nxënësit do të vazhdoni betejën për dije e njohuri të reja.

“SBASHK do të vazhdojë me përkushtimin në prezantimin dhe realizimin e kërkesave tuaja. Urojmë që kjo datë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe dhe kontributi i madh i pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada në shërbim të kombit e atdheut të jetë shtytje shtesë për institucionet që të bëjnë angazhim konkretet në plotësimin e kërkesave tuaja, që i kemi bërë publike. SBASHK edhe në këtë ditë feste kujton institucionet se vazhdojmë angazhimet që kërkesat t’i realizojmë me dialog, por po përgatitemi edhe për veprime sindikale.
Bashkë në SBASHK në rrugëtimin tonë drejt arritjeve të reja. Gëzuar dita e mësuesit dhe e shkollës shqipe”,
thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat