Mustafa: Haki Rugova, nuk u dorëzua asnjëherë para asnjë sfide

Aktuale

Mustafa: Haki Rugova, nuk u dorëzua asnjëherë para asnjë sfide

Nga: A.SH Më: 9 mars 2022 Në ora: 12:32
Haki Rugova

Pas vdekjes së ish-kryetarit të LDK-së, Haki Rugova, ka regaur ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Ai ka ngritur lartë figurën e tij duke thënë se Hakiu ishte njeri i urtë, me mendim të thellë e të peshuar që përherë kërkonte rrugë të përbashkët por edhe i mbronte parimet, të cilat i ndërtoi dhe i ruajti me fanatizëm gjatë gjithë jetës së tij.

Postimi në facebook:

Haki Rugova iku në amshim!

Hakiu ynë, punëtori i palodhshëm,i sinqertë, i formuar e besnik u largua për ta ndier përherë mungesën e tij. Për shumë vite mori besimin e istogasve për të drejtuar komunën e tyre. Ishte në krye të degës së LDK-së dhe nënkryetar LDK-së të Kosovës. Njeri i urtë, me mendim të thellë e të peshuar që përherë kërkonte rrugë të përbashkët por edhe i mbronte parimet, të cilat i ndërtoi dhe i ruajti me fanatizëm gjatë gjithë jetës së tij. Nuk u dorëzua asnjëherë para asnjë sfide. Ashtu siç nuk dorëzohen njerëzit e drejtë, të sakrificës, besnik e të fjalës.

Jam krenar që pata rastin të punoj me te!

Ishte njeri në kuptimin e plotë të fjalës.

Ngushëllime familjes së Haki Rugovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat