​Ushtarët e ShBA-së stërvitin FSK-në, njëri nga ata me emblemë të UÇK-së në krah

Aktuale

​Ushtarët e ShBA-së stërvitin FSK-në, njëri nga ata me emblemë të UÇK-së në krah

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar stërvitje bashkë me Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane. Disa javë stërvitje të Forcës me ushtrinë më të fortë në botë kanë kulmuar sot me disa ushtrime taktike, disa prej të cilave është lejuar t’i xhirojë kamera e KosovaPress-it.

Në këtë stërvitje të FSK-së me forcat e Shteteve të Bashkuara, e cila u realizuara në territorin e Kosovës, u simuluan situata lufte ku ushtria vepron.

Gjithashtu u treguan veprime të ushtrisë edhe në raste kur nevojitet ndihmë për qytetarët.

Gjuajte dhe reagime të tjera të nevojshme në situata të rrezikshme, ishin veprimet e pjesëtarëve të ushtrisë më të re në Evropë bashkë me të cilët ishin amerikanët në rolin e këshilltarit.

E tek këta të fundit kishte diçka tejet të veçantë. Amerikani në uniformë ushtarake duket se kishte marrë dhuratë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e kishte vendosur në krah.

Stërvitjet e Forcave Operative Speciale Amerikane me Forcën e Sigurisë së Kosovës janë zhvilluar për disa javë rresht.

Forcat e ushtrisë amerikane kanë zhvilluar trajnime edhe me Njësinë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat