Paralajmërimi i familjes të anëtarit të vrarë të LDK-së: Po iu shembet dheu...

Aktuale

Paralajmërimi i familjes të anëtarit të vrarë të LDK-së: Po iu shembet dheu...

Nga: N. Sh. Më: 15 mars 2022 Në ora: 08:34
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në facebook, kanë shkruar për aksionin e ditës së djeshme ku u arrestuan 50 zyrtarë policorë.

Kjo familje shkruan se arrestimi i tyre është lajm i mirë, dhe me Qeverinë Kurti nuk dalet askush që është i korruptuar dhe asnjë zyrtar shteti.

Sipas tyre, kjo Qeveri dallon me qeveritë e kaluara qe vidhnin dhe Thaçi, Haradinaj e Limaj ishin model për qytetarët se si vidhet shteti.

Por, ata shtojnë se tash krimit të organizuar po iu shembet dheu.

Postimi i plotë:

Shteti ka filluar të këndellet, kjo jep shpresë sepse këto ditë është goditur fuqishëm krimi i organizuar brenda policisë së Kosovës.

Arrestimet e zyrtarëve policor janë një lajm i mirë se në Qeverinë Kurti nuk falen ata që janë të korruptuar edhe nëse janë zyrtarë shteti.

Kjo dallon shumë nga qeveria e Panit e cila faktikisht kishte mbjellur dhe kultivonte, korrupsionin në të gjitha institucionet.

Paramendojeni kur vidhnin ashiqare; Thaçi, Haradinaj, Limaj etj ishte udhëzim për zyrtarët e tjerë, ishte model se si të vidhet qytetari, shteti..

Me liderët e rinjë korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda dhe jashtë institucioneve po i shembet dheu...

S’ka pardon për ata që keqpërdorin punën zyrtare andaj reformat duhet të thellohen edhe në Prokurori, gjyqësi e AKI, ushtri dhe mos të harrojmë skemat e veterenëve të rremë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat