Hyseni uron 32-vjetorin e themelimit të degës së LDK-së në Podujevë

Aktuale

Hyseni uron 32-vjetorin e themelimit të degës së LDK-së në Podujevë

Më: 19 mars 2022 Në ora: 17:19
Ekrem Hyseni

Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni e ka uruar 32-vjetorin e themelimit të kësaj dege.

Ai përmes një postimi në Facebook, iu drejtua qytetarëve duke u garantuar për bashkëpunim të mirë dhe komunikim të sinqertë.

“Në këtë datë të shënuar, fitoj nga rasti, t’ju falënderoj nga zemra secilin prej Jush, që po i qëndroni besnik Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke ju garantuar për bashkëpunim të mirë, e komunikim të sinqertë, të ndërtuar duke vlerësuar kontributin e secilit”.

Hyseni bëri thirrje për përfshirje më të madhe në strukturat e LDK-së, sidomos të grave dhe të rinjve.

“Sot, zotohem para jush se LDK–Podujevë do të jetë e hapur për të gjithë, ndaj ju bëjë thirrje për përfshirje sa më të madhe në strukturat tona, sidomos, grave dhe të rinjve, ku shpejt do të kemi procese zgjedhore. Si i pari i LDK-Podujevë do të jem gjithmonë në shërbimin tuaj, duke krijuar hapësirë për sa më shumë energji të reja, e kreative, në mënyrë që ta mbajmë LDK-në forcë kryesore politike. Urime 32 vjet LDK Podujevë”, ka shkruar Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat