“Është koha për të vepruar”, Adnan Merovci publikon pamjet: Ja kërkesa që Ibrahim Rugova ia bëri ndërkombëtarëve 23 vite më parë

Aktuale

“Është koha për të vepruar”, Adnan Merovci publikon pamjet: Ja kërkesa që Ibrahim Rugova ia bëri ndërkombëtarëve 23 vite më parë

Nga: N. Sh. Më: 21 mars 2022 Në ora: 10:15
Ibrahim Rugova

Ish shefi i protokollit dhe truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka publikuar një video të 23 viteve më parë.

Sot, 23 vite më parë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë, presidenti Ibrahim Rugova kishte kërkuar nga ndërkombëtarët për të ndërhyrë në Kosovë.

Pamjet e publikuara nga Merovci, shihet presidenti Rugova duke u deklaruar para gazetarëve dhe duke kërkuar veprimin e ndërkombëtarëve, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë në Francë.

Postimi i plotë:

Kujtesë institucionale!

Sot, 23 vite më parë më 21 mars 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë në Paris, gjatë kthimit në Prishtinë, para hyrjes në shtëpi, Presidenti RUGOVA para gazetarëve deklaron:

“Gjendja është e tmerrshme. Kërkojmë ndërhyrjen ndërkombëtare. Marrëveshja është nënshkruar tash. I’ts time to act! (është koha për të vepruar). Ju faleminderit!”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat