​Haradinaj del me propozim për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Aktuale

​Haradinaj del me propozim për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Më: 22 mars 2022 Në ora: 12:48
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri, njëherit deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është deklaruar lidhur mbajtjen apo jo të zgjedhjeve presidenciale dhe paralmaentare të Serbisë edhe në Kosovë.

Ai tha se zgjidhja e gjithë kësaj është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke.

“Çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme, por ne duhet të shmangim trajtimin e çështjeve një nga një.

Zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke që do t'i rregullojë këto çështje njëherë e përgjithmonë. Tejzgjatja e arritjes së marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin tonë për paqen në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat