Balla flet pas takimit me Abdixhikun: Koha që BE-ja të marrë vendim për vizat

Aktuale

Balla flet pas takimit me Abdixhikun: Koha që BE-ja të marrë vendim për vizat

Më: 25 mars 2022 Në ora: 16:57
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, e ka pritur në vizitë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Balla pati fjalë të mira për LDK-në, ndërkaq tha se bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë do të vazhdojë edhe më tutje në qëllimet e përbashkëta të integrimit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është partia më e vjetër në Kosovë. Një parti që gjatë gjithë këtyre viteve ka bartur ,mbi vete përgjegjësi të rëndësishme te qeverisjes së vendit , të transformimit të Kosovës, por natyrshëm edhe to orientimit euro-atlantik të Kosovës”, ka thënë Balla.

“Ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet në dobi të interesit të përbashkët duke mos harruar për asnjë moment që Shqipëria dhe Kosova janë dy vende fqinje, por po ashtu që Shqipëria e mbështet gjithmonë rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës”.

Balla e përmendi rastin e mosliberalizimit të vizave për kosovarët nga ana e Bashkimit Evropian, duke thënë se është koha e duhur që BE-ja të marrë vendim për këtë çështje.

“Është momenti që sot të flasim për një përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe natyrshëm të mos e harrojmë edhe humbjen e besimit te Bashkimi Evropian, dhe të kredibilitetit të Bashkimit Evropian kur bie fjala për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

“Është e pashpjegueshme që Kosova prej më se katër vjetësh i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ndërkohë ky mur i vizave vazhdon të jetë vetëm për qytetaret e Kosovës”.

“Kështu, në këtë këndvështrim, BE-ja është në kohën e duhur për të marrë një vendim për këtë çështje dhe ndërkohë që rruga e integrimeve euroatlantike e Kosovës duhet të vazhdojë, LDK-ja e ka rolin e saj të pazëvendësueshëm në këtë proces”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat