Syla: Evropa mund të furnizohet me gaz edhe nga Katari

Aktuale

Syla: Evropa mund të furnizohet me gaz edhe nga Katari

Më: 25 mars 2022 Në ora: 19:06
Lulzim Syla

Lulzim Syla, ekspert për çështje të energjisë, ka folur në lidhje me marrëveshjen e SHBA-së dhe BE-së për reduktimin e gazit rus në Evropë.

Më tej Syla theksoi se Evropa mund të furnizohet me gaz edhe nga Katari.

“Javën e kaluar shteti i Gjermanisë ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me gaz edhe përmes Katarit. Kancelari i Gjermanisë dhe shefi i shtetit të Katarit u dakorduan që në vitet e ardhshme Katari ta furnizojë pjesërisht Gjermaninë me gaz të lëngshëm. Katari konsiderohet si prodhuesi i tretë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, që do të thotë është një potencial i madh nëse Evropa mund të furnizohet edhe nga Katari”, ka thënë Syla.

“Një marrëveshje e tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme, duke pasur parasysh fuqinë ekonomike të Rusisë, që ka pasur varësinë që ka pasur Evropa prej gazit rus dhe lëndëve tjera djegëse siç është nafta. Deri në vitin 2021 i bie që Rusia ka eksportuar 1 miliard në baza ditore gaz dhe lëndë tjera djegëse siç është nafta, që i bie që për 20 vjet të pushtetit të Putinit, jemi duke folur për triliarda shpenzime që janë bërë nga Evropa që janë dërguar drejt Rusisë”, është shprehur Syla.

“Realisht, me shpalljen e kësaj marrëveshjeje për gazin natyror, është një përpjekje për të reduktuar varësinë e Evropës nga energjia ruse dhe kjo do të bëjë që SHBA-ja t’i sigurojë BE-së gaz shtesë, që i bie ekuivalent me rreth 10 për qind të gazit që e merr aktualisht nga Rusia”, shtoi ai.

“Blloku i tillë mes Amerikës dhe Evropës tashmë ka thënë që do të shkurtojë përdorimin e gazit rus si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat