Rexhaj: Presioni i QUINT-it ndaj Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe, i padrejtë

Aktuale

Rexhaj: Presioni i QUINT-it ndaj Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe, i padrejtë

Më: 26 mars 2022 Në ora: 08:25
Arbër Rexhaj

Një grup i qytetarëve të komunitetit serb në veri të vendit kanë protestuar sot kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë.

Për këtë ka folur Arbër Rexhaj, i cili ka thënë se vendimi i Qeverisë nuk ishte vendim për moslejimin e serbëve që kanë dy nënshtetësi por ishte mbrojtje e sovranitetit.

“Mendojë që këto janë pretekste sepse vendimi i Qeverisë nuk ishte vendim për moslejimin e serbëve që kanë dy nënshtetësi por ishte mbrojtje ishte mbrojtje e sovranitetit, nuk lejoi cenimin e sovranitetit të Kosovës në mbrojtje të kushtetutës dhe ligjeve dhe kjo u përcjell pastaj me një lloj proteste, apo diskursi radikal nga përfaqësuesit e Serbisë dhe në këtë kontekst mendojë që ne si politikë e Kosovës jemi mësuar me këto kërcënime të cilat na vijnë nga Serbia”, ka thënë ai.

Ai thotë se pas agresionit rus në Ukrainë edhe dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë në formën siç ka qenë.

“Në aspektin gjeopolitik kemi një rusi e cila që po bën agresion mbi Ukrainën dhe natyrisht marrëdhëniet tona dhe detyrimisht dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë në formën siç ka qenë sepse kemi një serbi që nuk i vë sanksione Rusisë dhe natyrisht që edhe pala e Kosovës duhet ta rimendojë edhe çështjen e dialogut”, tha Rexhaj.

“Veprimi i qeverisë nuk ishte veprim për moslejimin e zgjedhjeve, kërkesa e qeverisë ishte në domenin e asaj rruge që ata të bëjnë një kërkesë dhe pastaj le ti mbajë zgjedhjet meqenëse kjo nuk u bë atëherë këto zgjedhje nuk do të mbahen”.

Ai e ka quajtur të padrejtë presionin e shteteve të QUINT-it ndaj Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Rexhaj pati kritika edhe për qeveritë e kaluara, pasi sipas tij ato e kanë sjell vendin deri këtu.

“Kërcënimi ndaj një shteti në kohë të fushatës qoftë edhe për elemente propagandistike është shumë i dëmshëm dhe ky presioni i shteteve të QUINT-it që i është bërë Kosovës është i padrejtë sepse Serbia po mundohet të haj në dy pjata në një anë nuk i vendos sanksione Rusisë dhe në anën tjetër voton për rezoluta në Kombeve të Bashkuara. Ne si qeveri e kemi thënë fjalën tonë sepse qeveritë e së kaluarës konsension pas konsensioni e kanë sjell vendin deri këtu tani më ka ardh koha të i themi mjaft, në kuptimin objektiv dhe parimor të të shikuarit gjerave”, tha Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat