Jashari paralajmëron Qeverinë Kurti: Nëse nuk na përfillni deri në këtë ditë, shkojmë në grevë të përgjithshme

Aktuale

Jashari paralajmëron Qeverinë Kurti: Nëse nuk na përfillni deri në këtë ditë, shkojmë në grevë të përgjithshme

Më: 29 mars 2022 Në ora: 11:06
Rrahman Jashari

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jashari, ka paralajmërua qeverinë e Kosovës se nëse nuk ka asgjë konkrete për Ligjin për Paga deri të premten nuk përjashtohet greva e përgjithshme.

Jashari tha se deri tani kanë pritur që të kenë takim me përfaqësues të Qeverisë, por pa ndonjë rezultat. Madje ai shton se kanë dërguar letër edhe presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Ne kemi pritur që në fund të marsit do të jepet në publik versioni i parë i Ligjit të Pagave dhe në mars do të ketë hapësirë që qeveria të hap dialogë me SBAShK-u dhe sindikata tjera, por deri tani nuk ka ndodh kjo gjë. Ne i kemi dërguar letër zonjës Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit me kërkesën që ata të ndërmjetësojnë që të ketë dialog gjatë javës së ardhshme” , tha ai.

Çfarë i kushton Kurtit të i thotë ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit që takohet me përfaqësuesit e arsimit. Nëse na përjashtojnë si sindikatë atëherë përgjegjësia bie mbi qeverinë Kurtin”, tha Jashari

Deri të premten nëse nuk kemi asgjë konkrete, atëherë do ketë veprim sindikal, ku nuk përjashtohet as greva e përgjithshme”, tha Jashari në RTK.

Jashari ka thënë se SBASHK do të zhvilloj kongresin e saj zgjedhor me 2 prill, ku edhe do vendoset nga delegatët si të veprohet dhe se kjo varet se si do të veprojë qeveria Kurti, nëse do të na përfillin ose jo dhe nëse do i marrin para sysh kërkesat tona rreth Ligjit të Pagave.

Kërkesa jonë është që tërë sistemi arsimor të ketë vend meritor në këtë ligj dhe për shkak të ngritjes shumë të madhe të artikujve elementar të jetës derisa nuk bëhet ligji marrëveshje me sindikatat, Qeveria të intervenoi me nga 100 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit”, tha ai.

Ai ka theksuar se nëse do të ketë grevë e siç po duket jemi në atë rrugë, ditët e grevës nuk zëvendësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat