​Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e Z.Gj. i dënuar për krime lufte

Aktuale

​Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e Z.Gj. i dënuar për krime lufte

Më: 30 mars 2022 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Z.Gj., për shkak të veprës penale krime të luftës kundër popullatës civile, në seancën e mbajtur më 15 shkurt 2022, refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, me aktgjykimin e saj të dënuarin Z.Gj. e ka shpallur fajtor se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile dhe e ka dënuar me 12 vjet burg.

Në procedurën ankimore, Gjykata e Apelit-Departamenti Special i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës si dhe të mbrojtësit të dënuarit Z.Gj., ndërsa aktgjykimin e shkallës së parë e ka vërtetuar.

Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së Z.GJ., duke vërtetuar se gjykatat e instancës më të ulët, drejt kanë zbatuar ligjin penal dhe se në veprimet e të dënuarit qëndrojnë të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale, për të cilën është shpallur fajtor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat