Ka pagë mujore mbi 4 mijë euro, ndërsa refuzon tërheqjen e parave të Trustit nga qytetarët – Kjo është pasuria e Armend Mujës

Aktuale

Ka pagë mujore mbi 4 mijë euro, ndërsa refuzon tërheqjen e parave të Trustit nga qytetarët – Kjo është pasuria e Armend Mujës

Më: 30 mars 2022 Në ora: 23:33
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka dalur haptazi kundër tërheqjes së parave të Trustit, vendim ky që u nisë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Madje, në një deklaratë skandaloze ai tha se momentalisht nuk është nevoja të përdoren fondet e Trustit për t’u përballur me krizën ekonomike, pasi kemi rritje ekonomike.

Duke harruar se çmimet në Kosovë kanë arritur mbi normale, dhe se paga minimale ende është 170 euro, e pamjaftueshme për qytetarët.

“Momentalisht nuk është nevoja të përdoren fondet e Trustit për t’u përballur me krizën ekonomike. Nuk është situata e njëjtë, sepse kemi një rritje ekonomike prej 10%”, ka thënë ai.

Por, sa kursime ka Armend Muja, kundërshtari i madh i tërheqjes së parave të Trustit?

Në bazë të të dhënave të publikuar në Agjencia kundër Korrupsionit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje del të ketë goxha kursime të mjaftueshme, për të kaluar krizën aktuale.

Muja ka mbi 15 mijë euro të kursyera nëpër banka e Kosovë, ndërsa mbi 1 mijë në llogarinë e tij rrjedhëse.

Ndërsa, gruaja e tij ka mbi 600 euro në një nga bankat.

Deputeti Muja, ka një banesë 60m katrorë të blerë me kredi- në vlerë të 35 mijë eurove dhe veturë të blerë nga kursimet në vlerë prej 6.400 euro.

Ai ka pagë mujore prej 1,800 eurosh nga Kuvendi i Kosovës dhe 2.250 euro nga Riinvest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat