Nënkryetari i SBAShK-ut tregon a do të mbajnë grevë punëtorët e arsimit nga 2 prilli

Aktuale

Nënkryetari i SBAShK-ut tregon a do të mbajnë grevë punëtorët e arsimit nga 2 prilli

Më: 31 mars 2022 Në ora: 18:32
Ymer Ymeri

Nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ymer Ymeri ka thënë se kanë paralajmëruar veprime sindikale si kundërpërgjigje ndaj Qeverisë për mos përfilljen e kërkesave të tyre.

“Paralajmërimet për veprime sindikale janë që nga muaji tetor i vitit 2021. Pas disa takimeve që i kemi bërë edhe me ministren Nagavci edhe me ministrin Sveçla, kemi diskutuar për Ligjin për Paga dhe kemi marrë premtime se ky Ligj do të procedohet në Kuvend, por kjo gjë nuk ka ndodhur”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria nuk e ka përfillur as kërkesën që të shtohen nga 100 euro në pagë për punëtorët e arsimit, deri në miratimin e Ligjit për Paga në Sektorin Publik.

“Pasi kjo nuk ka ndodhur ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ketë rritje të pagës për 100 euro për të gjithë punëtorët e arsimit në mënyrë lineare deri në fillimin e implementimit të Ligjit. Kjo kërkesë nuk është përfillur nga Qeveria dhe nuk na kanë thirrë as me bisedu”, tha ai.

E për fillimin e grevës ai tha se kanë marrë nënshkrimet e 90% të mësimdhënësve.

“Kemi mbledh nënshkrimet nga 90% e punëtorëve në sektorin e arsimit të cilët janë deklaruar për veprime sindikale dhe të fillojmë grevën. Megjithatë kryetari dhe Kryesia e kanë lënë që kjo çështje të diskutohet në Kongresin e SBAShK-ut dhe të diskutohet për veprime sindikale të përshkallëzuar. Veprimi i parë me 8 prill në të cilën në protestë do t’i bëjmë ftesë edhe Këshillave të Prindërve të komunave që të marrin pjesë në protestë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat