Durmishi: Do të na shkojë mandati duke rregulluar problemet e trashëguara të shpronësimeve

Aktuale

Durmishi: Do të na shkojë mandati duke rregulluar problemet e trashëguara të shpronësimeve

Më: 31 mars 2022 Në ora: 23:22
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, thotë se i gjithë viti 2021 i ka shkuar qeverisë, duke bërë rregullimin e çështjeve të shpronësimeve.

Durmishi ka thënë se kur kanë ardhur në detyrë janë përballur me probleme të mëdha me shpronësimet e pronarëve që shteti ua ka marrë tokat për ndërtimin e rrugëve.

Kur kemi ardhur në qeveri e kemi gjetur buxhetin e miratuar. Ka shumë projekte që kanë filluar për një kohë të gjatë e janë zvarritur me vite e që tash ne duhet të zgjidhim këto probleme. Kemi gjetur buxhetin me 2.2 milionë euro për të gjitha shpronësimet në Kosovë. Shumica e kontratave problemet kryesore i kanë me pronat. Kjo tregon se qeveria paraprake nuk e ka pasur në plan të vazhdojë asnjërin nga projektet e nisura”, tha ai në TV Dukagjini.

“Me rishikimin e buxhetit në qershor e rritëm buxhetin në 4 milionë, derisa në fund të vitit 2021 arritëm të paguajmë shpronësime prej 23 milionë euro. Kemi gjetur 182 milionë euro borxhe për shpronësime”.

Durmishi thotë se në situatën aktuale të shpronësimeve nuk mund të pritet progres në ndërtimin e rrugëve.

“Me borxhe 182 milionë euro, me qenë ekonomisti më i mirë në botë nuk mund t’i zgjidhësh problemet e trashëguara. Neve do të na duhen disa vite për t’i zgjidhur këto probleme. Pra neve na shkon i gjithë mandati për të zgjidhur problemet që na kanë lënë”.

Durmishi thotë se kjo qeveri duhet të kompensojë pronarët e tokave për 12 rrugë që janë ndërtuar shumë moti në mënyrë që të mos përfundojë shteti në procedura gjyqësore.

Zëvendësministri i Infrastrukturës thotë se traseja e rrugës Kijevë-Zahaq është anuluar për shkak të disa anomalive në lidhje me shpronësimet.

“Në vlerësimin fillestar shpronësimet janë vlerësuar se kushtojnë rreth 8 milionë euro, derisa në fund komisionet e Ministrisë së Financave kanë ardhur në përfundim se shpronësimet kapin vlerën e mbi 40 milionë eurove”.

Durmishi thotë se edhe traseja e anuluar e rrugës Kijevë-Zahaq thotë se ishte shumë e çuditshme.

“Aq shumë kishte zig-zage në projekt sikurse të ishin ndjekur prona të personave të caktuar”, tha ndër të tjera Durmishi.

Ai thotë se për rrugën Kijevë-Zahaq tashmë kanë dalë disa devijime që mund të marrin kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat