Publikohen rezultatet preliminare/ Ja cila parti është duke prirë në Serbi

Aktuale

Publikohen rezultatet preliminare/ Ja cila parti është duke prirë në Serbi

Nga: Bota sot Më: 3 prill 2022 Në ora: 07:20 Përditësuar në ora: 00:21 më 04.04.2022
Autobusët me serbë

Edhe në zgjedhjet parlamentare prin lista e Vuçiqit

Lista “Bashkë Mundemi” e presidentit aktual të Serbisë Aleksandar Vuçiq, është duke prirë sipas rezultateve preliminare të Komisionit Republikan Zgjedhor.

Sipas rezultateve të para kjo listë ka arritur të marrë 52.91 për qind të votave.

Në pozitën e dytë aktualisht qëndron partia e kryeministrit Ivica Daçiq, i cili ka marrë deri më tani 13.17 për qind të votave.

E treta është renditur Marinka Tepiq, e cila udhëheq me partinë “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” 6.99 për qind të votave etj.

Alternativa për Ndryshime- Alternativa Demokratike Shqiptare sipas rezultateve deri më tani ka marrë 0.23 për qind të votave.

Ndërkaq Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 0.43 për qind.

Deri më tani janë numër 5.61 për qind të votave.

Opozita thotë se e ka shumicën në kryeqytet

Kandidati i Partisë SNS të Aleksandër Vuçiq po pëson humbje në Beograd në zgjedhje lokale ndaj një koalicioni të opozitës, raporton media serbe Danas.

Opozita ka shumicën në Beograd. Kështu ka thënë Branislav Kuzmanoviq nga Partia Demokratike.

Kreu i komisionit zgjedhor të koalicionit “Të bashkuar për fitoren e Serbisë”, Branimir Kuzmanoviq tha sonte se opozita ka shumicën në Beograd.

Dua t’ju njoftoj se opozita ka shumicën në Beograd. Kur them opozitë, kam parasysh Koalicionin e bashkuar për fitoren e Beogradit, koalicionin Ne duhet dhe koalicionin NADA”, tha Kuzmanoviq para gazetarëve, duke folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme.

Ai shtoi se në disa vendvotime zgjedhjet kanë zgjatur gati deri në orën 22.00.

Njerëzit nuk mund të votonin, ata u ndaluan në Beograd gjatë ditës dhe në shumë vende kryesuesit e qendrave të votimit nga Partia Progresive Serbe e ndërprenë votimin për 10 deri në 15 minuta, duke u përpjekur të zvogëlojnë pjesëmarrjen në Beograd”, tha ai.

Sot u mbajtën në Serbi zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale në Beograd dhe 13 komuna të tjera.

Në Serbi sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve të publikuara online, në zgjedhjet për president prin Aleksandar Vuçiq, ish-ministri i kriminelit Sllobodan Millosheviq me 73.07 për qind.

Zdravko Ponosh renditet i dyti me 8.18 për qind, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski 4.64, Boshko Obradoviq 4.15, Milosh Jovanoviq 3.43, Bilana Stojkoviq 1.43, Branka Stamenkovski 1.3 dhe Misha Vaciq 1.71 për qind.

Në zgjedhjet parlamentare prin lista Aleksandar Vuçiq– Së bashku mundemi të gjitha me 56.68 për qind, pasuar nga Ivica Daçiq – kryeministri i Serbisë 13.83, Marinika Tepiq – Të bashkuar për fitoren e Serbisë 6.26, Milosh Jovanoviq – Shpresa për Serbinë 3.71 për qind etj.

Alternativa për Ndryshime- Alternativa Demokratike Shqiptare sipas rezultateve preliminare ka marrë 0.08 për qind, ndërsa Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës 0.04 për qind.

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi

Serbia ka organizuar gjatë ditë së sotme zgjedhje të trefishta.

Zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet për Kuvendin e Beogradit dhe 13 qytete e komuna të tjera janë mbajtur sot në Serbi, ndërsa qendrat e votimit janë mbyllur në orën 20:00.

Të drejtën e votës sot kanë pasur 6.502.307 zgjedhës, të cilët sipas të dhënave të REC-së deri në orën 19:00 e kanë ushtruar 54.82 për qind, që është më i larti në gjashtë vitet e fundit.

Prej mëngjesit të sotëm, pothuajse në të gjitha bashkitë e kryeqytetit ka pasur turma të mëdha në qendrat e votimit, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë dyshime se komisioni zgjedhor po e ngadalëson qëllimisht procesin e votimit, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mos munden të votojnë.

Ndryshe, serbët e Kosovës kanë votuar në katër qendra të ndryshme të votimit në Serbi pasi që qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që të zhvillohen zgjedhjet serbe në territorin e saj.

Vetëm një autobus shkoi për të votuar në Medvegjë

Qytetarët e Medvegjës që jetojnë në Fushë Kosovë në mënyrë të organizuar janë nisur mëngjesin e sotëm për të votuar në zgjedhjet që po mbahen në Serbi.

Transporti i tyre është organizuar me autobusë nga klubi “Trojet” dhe mbështetur nga Komuna e Fushë Kosovës.

Qytetarët thanë se po udhëtojnë atje për përmirësimin e kushteve të jetës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Mos pasivizimin e adresave dhe rregullimin e infrastrukturës bazike në fshatrat shqipfolëse.

​Deri në ora 16:00 në Preshevë votuan 9.5 për qind

Kryesuesi i Këshillit Zgjedhor në komunën e Preshevës, Alban Mehmeti ka bërë të ditur se deri në orën 16:00 kanë dalë për të votuar vetëm 4020 qytetarë, apo 9.5 për qind e qytetarëve.

Ai tha se për KP se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull dhe pa incidente. 

Mehmeti: Deri tani s’ka pasur ndonjë parregullsi

“Procesi ka shkuar në rregull dhe i qetë. Deri tani s’ka pasur ndonjë parregullsi, përveç dalja është jashtëzakonisht e vogël. Nga gjithsej 44 mijë votues që ka komuna e Preshevës, deri në orën 16:00 kanë votuar 4020 votues, apo 9.5 për qind e votuesve”, tha ai.

Serbët e Graçanicës të organizuar për të votuar në Serbi, presin më shumë mbështetje nga qeveria e ardhshme

Sot në mëngjes nga Graçanica për në Serbi janë nisur afër 2.500 votuesë, të cilët do ta kryejnë obligimin qytetar në vendvotimet në Kurshumli.

Një numër i madh i qytetarëve janë nisur edhe me vetura private. Në Kurshumli sot në mëngjes kanë shkuar edhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale. Kryetarja e Graçanicës, Lilana Shubariq, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, sot ka kryer detyrën qytetare në vendvotimin në Kurshumli.

Qytetarët serbë thanë se presin përmirësim ekonomik, paqe dhe siguri.

Sinisha Gjorgjeviq mendon se do të ketë votues të shumtë nga Kosova që do të shkojnë në Serbi për të votuar, pasi presin që të jetojnë ende më mirë.

Gjorgjeviq: Qëllimi parësor është të qëndrojmë dhe të mbijetojmë në Kosovë

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Një votues në Serbi e prish fletëvotimin për President, e shkruan emrin e Albin Kurtit

Një votues në Serbi, e ka prishur fletëvotimin për President, ndërsa lart në të e ka shkruar emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në Serbi, sot votohet për zgjedhjet e rregullta presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në 14 qytete, përfshirë edhe Beogradin.

Në një fletëvotim, në të cilin është supozuar të votohet një nga kandidatët për President/e të Serbisë, është shkruar emri i kryeministrit Kurti. Pjesa tjetër e fletës së votimit duket e shkarravitur.

Portali “Jepi zë” shkruan se kjo fletë e votimit i është dërguar nga një votues i deklaruar i Luginës së Preshevës.

Kështu e rrahin serbët politikanin e tyre

Sot po mhaben zgjedhjet në Serbi.

Lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG) në Serbi, Pavlle Grboviq, është sulmuar sot.

Grboviqit  i është përplasur koka për muri para qendrës së votimit Nova Galenika në Beograd.

Video e këtij momenti është publikuar në rrjete sociale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by n1srbija (@n1srbija)

 

Qytetarët serb të Kosovës votojnë në komunën e Bujanocit, pranë qendrës së votimit ndërhyn policia

Një numër i madh i qytetarëve serb nga Kosova janë duke e shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në komunën e Bujanocit.

Rruga pranë qendrës së votimit 46 është vështirë e kalueshme çka ka bërë që të ndërhyjë edhe policia. Qytetarët po presin autobusin për tu kthyer në Kosovë.

Sot, votuesit në Serbi votojnë për zgjedhjet presidenciale, me presidentin populist Aleksandar Vuçiç, i cili mund të fitojë një mandat tjetër pesëvjeçar në krye të shtetit.

Po ashtu do të votohet për zgjedhjet parlamentare, në të cilat, Partia Përparimtare Serbe (SNS) po ashtu pritet të dominojë. Njëkohësisht po mbahen zgjedhjet lokale për disa komuna, përfshirë edhe për kryeqytetin serb, Beogradin.

Në zgjedhjet parlamentare serbe marrin pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat do të garojnë me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – me gjithsej 20 kandidatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat