Serbët e Graçanicës të organizuar për të votuar në Serbi, presin më shumë mbështetje nga qeveria e ardhshme

Lajme

Serbët e Graçanicës të organizuar për të votuar në Serbi, presin më shumë mbështetje nga qeveria e ardhshme

Më: 3 prill 2022 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Sot në mëngjes nga Graçanica për në Serbi janë nisur afër 2.500 votuesë, të cilët do ta kryejnë obligimin qytetar në vendvotimet në Kurshumli.

Një numër i madh i qytetarëve janë nisur edhe me vetura private. Në Kurshumli sot në mëngjes kanë shkuar edhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale. Kryetarja e Graçanicës, Lilana Shubariq, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, sot ka kryer detyrën qytetare në vendvotimin në Kurshumli.

Qytetarët serbë thanë se presin përmirësim ekonomik, paqe dhe siguri.

Sinisha Gjorgjeviq mendon se do të ketë votues të shumtë nga Kosova që do të shkojnë në Serbi për të votuar, pasi presin që të jetojnë ende më mirë.

Gjorgjeviq: Qëllimi parësor është të qëndrojmë dhe të mbijetojmë në Kosovë

“Para së gjithash dalje të madhe ku do të tregohet vullneti i qytetarëve se çfarë mendojnë për qeverinë e kaluar dhe ndonjë të re, mendoj se dalja do të jetë shumë e mirë dhe sigurisht për sa na përket neve qëllimi parësor është të qëndrojmë dhe të mbijetojmë këtu, jo si ka qenë deri më tani, por natyrisht më mirë dhe diçka më e lehtë të jemi në gjendje të funksionojmë dhe të jetojmë për të punuar për të fituar thjesht për të jetuar jetën që duhet të jetojmë”.

Verica Mlladenoviq thotë se duan arsim më të mirë për të rinjët dhe pensione më të mëdha për të moshuarit

Mlladenoviq: Të moshuarit të kenë pensione më të larta

“Jetojmë normalisht sikurse e gjithë bota normale në komunitetit të bashkuar .. që të rinjtë të punësohen që ne të moshuarit të kemi të ardhura pak më të larta, jo pagën minimale pre 11000 mijë dhe kështu të jetohet normalisht”, tha ajo.

Milena Stanojeviq thotë se kanë transportin e siguruar për të shkuar dhe kryer obligimin qytetar.

Stanojeviq: Pres më shumë perspektiva për të rinjtë në Kosovë

“Pres një të ardhme më të mirë, një të ardhme më të mirë dhe më shumë perspektiva për të rinjtë këtu në Kosovë... jo, nuk më vjen vështirë, e kemi transportin të organizuar dhe kushdo që dëshiron mund të shkojë ta kryej obligimin e tij qytetar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat