Infermierët mbajnë grevë njëorëshe për realizimin e kërkesave të tyre

Aktuale

Infermierët mbajnë grevë njëorëshe për realizimin e kërkesave të tyre

Më: 5 prill 2022 Në ora: 08:50
Infermierët mbajnë grevë

Shoqata Sindikale e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor kanë hyrë këtë të marte në grevë njëorëshe.

Ata kërkojnë rritjen e koeficientit të pagave, pagesës së ndërrimit të natës etj.

“Gjatë zhvillimit të aktivitetit sindikal, duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 09:00 nuk do të ofrohen shërbime infermierore në albulancat specialistike, shërbimet infermierore në klinika të QKUK-së ( përveç dhënies së terapisë për pacientët aktualisht të hospitalizuar dhe rastet emergjente )”.

Ndryshe, infermierët janë duke protestuar prej disa herë radhazi, pasi që kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.

Në pankartat e infermierëve shkruhej se ndërrimi i natës duhet të paguhet nga 18 deri në 36 euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat